Grupimi i Berishës sërish kërkesë Kuvendit për mocion me debat për ‘McGonigal’: Të jetë pa limit kohor, çdo deputet të shprehet

Grupimi i Berishës sërish kërkesë Kuvendit për mocion me debat për ‘McGonigal’: Të jetë pa limit kohor, çdo deputet të shprehet

Kuvendi i Shqipërisë

Grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend sërish një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes, pasi kërkon mocion për debat për çështjen e arrestimit të Charles McGonigal. Deputetët e Rithemelimit, pa firmën e Sali Berishës, kanë kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor, për t’i dhënë sipas tyre kohë çdo deputeti që të shprehet.

Grupi i deputetëve të Sali Berishës, akuzojnë kryeministrin Edi Rama si të përfshirë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal në një korrupsion ndërkombëtar, për të cilin thonë se ka minuar besimin e publikut për institucionet e shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve diplomatike ndërshtetërore ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë.

Nga ana tjetër, konferenca e Kryetarëve pranoi vetëm kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Do të jetë kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili do të ‘përballet’ me kryeministrin Edi Rama, megjithëse ky i fundit ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë.

Nuk dihet nëse Edi Rama do të marrë pjesë në interpelancën e kërkuar nga Alibeaj, apo do t’ia delegojë atë një anëtari të kabinetit qeveritar. Vetë Rama ka pranuar se e ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së, teksa ka theksuar se nuk ka as ai dhe asnjë person nga qeveria s’ka lidhje me hetimin në SHBA.

Kërkesa e grupimit të Berishës është e dyta, pasi në seancën e kaluar plenare, kërkesa e tyre u rrëzua. Opozita ka akuzuar në bllok Ramën se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Kërkesa e plotë

Zonja Kryetare e Kuvendit, Ditet e fundit opinioni publik shqiptar dhe nderkombëtar eshte tronditur prej nje skandali te permasave nderkombetare qe ka perfshire edhe Kryeministrin e Shqipërise Edi Rama. Sipas te dhênave te publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtèsise Amerikane, dhe media amerikane e nderkombetare, me 21.01.2023 eshte arrestuar zyrtari i larte i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar per shkelje te sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhie te ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe per fshehje, manipulim de falsifikim te te dh@@nave për kontakte te papërshtatshme me shtetas te huaj, ku perfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkepunëtore te tij qe nuk mbajne poste zyrtare ne Republikën e Shqipërise.

Ne padine e ngritur ndaj z. McGonigal pran@ Giykates se Distriktit te Kolumbias (Uashington), renditen nje sere faktesh qe lidhen me te paktën 5 takime te fshehta te zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, ne pranine e dy personave te tjerè qè kanë bashkëpunuar dhe vepruar ne emër tê z. Rama, perfshire përmes mitmarrjes se shumes sè 225 mije dollarëve per te ndikuar ne zhvillimet e brendshme politike ne Shqipëri.

Kjo ngjarje e rënde eshte bère publike pas nje hetimi te thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI ne Los Angeles ndaj dy zyrave te FBI ne Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashme nie procesi giyqësor ne gjykatat e ketyre dy shteteve.

Njekohesisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet te ishte i sanksionuar edhe nga Shqipèria qe prej 8 Prillit 2023, si vend kandidat qe baton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon te zotëroje biznese te licensuara dreitpërdrejt nga Qeveria shqiptare, ne shkelje te drejtpërdrejte te ketij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtezakonshme te këtij skandali te paprecedente, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi de akuzash per perfshirje ne korrupsion nderkombetar, minimin e besimit te publikut ndaj institucioneve te shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve politike de diplomatike ndërshtetërore ndërmiet Shqipërise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës; si de, bazuar ne Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 te Rregullores se Kuvendit, nje grup deputetesh kerkon:

1. Ndryshimin e Rendit te Dites te seances se dates 02.02.2023, ora 10.00

2. Ne përputhje me piken 1, përfshirjen si pike e pare e Rendit te Dites te nje  Mocioni me Debat per çështien e mēsipërme.

3. Kerkojme qe Debati te mos kete limit kohor, duke i dhene mundesine çdo deputeti te shprehet.

Kryetarja e Kuvendit te mbledhe menjehere pas dorezimit te kesaj kerkese, Konferencën e Kryetarève, para fillimit te Seances Plenare date 2 Shkurt 2023, ora 10.00, për te bere ndryshimin e Rendit te Dites te kēsaj seance sipas kerkesës se mēsipërme.

Kërkesa e grupit të Berishës

Kërkesa e grupit të Berishës për mocionin për debat

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës