Receta e parë: Byrek me qepë të njoma dhe djath
Përbërësit:
1 pako peta
1 kg qepë të njoma
1 kopër
1 majdanoz
1 nenexhik
300 gr djath ose gjizë
200 gr krem kosi
3+1 kokrra vezë
125 ml ujë te gazuar
1 lç pluhur pjekës
vaj 100 ml
kripë
Përgatitja:
Qërojmë qepët, i lajmë dhe i presim në unaza 0.5 cm. I vendosim qepët e njoma në një tigan pa yndyrë me 1 filxhan ujë të zier me pak fare kripë. Kur të shterojë uji shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe i kaurdisim sa të zbuten pak. Më pas i lemë mënjëanë të ftohen.
Në një tas vendosim gjizën, kremin e kosit, vezët, qepët e njoma, vajin e ullirit, kripën dhe erëzat sipas preferencës. I trazojmë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë ujin e gazuar.
Lyejmë tepsinë me pak vaj ose gjalpë dhe shtrojmë 2 petë. Ruajmë një petë për në fund, ndërsa petët e tjera i copëtojmë me dorë. Mbi petët e shtruara spërkasim pak përzierje me gjizë, vezë dhe qepë. Mbi mbushje shpërndajmë copëza petash, përseri vendosim mbushje me gjizë dhe qepë. Kështu alternojmë shtresa, por mund t’i vendosim dhe të gjitha copëzat e petave në tasin me gjizë dhe qepë. I përziejmë dhe i shtrojmë mbi bazën e petës që kemi vendosur në tavë. E mbulojmë në fund me petën e plotë që hoqëm mënjanë. Mbledhim anët dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Byrek me qepë të njoma e djathë
Receta e dytë: Krem portokalli me biskota (në gotë)
Përbërësit:
500 ml qumësht
80 gr sheqer
4 të verdha veze
50 gr niseshte
200 ml lëng portokalli
1 lk lëkure portokalli
200 gr biskota me kakao
Përgatitja:
Vendosim 400 ml qumësht në tenxhere që të ngrohet. Shtojmë në të gjysmën e sheqerit. Në një tas përziejmë vezët, gjysmën e sheqerit të mbetur dhe i përziejmë mirë duke shtuar më pas niseshtenë. Shtojmë qumështin dhe i trazojmë mirë deri sa të bëhet një masë homogjene. Kur qumështi të jetë ngrohur shtojmë përbërësit që treten në tas (vezë, sheqer, niseshte, qumësht) dhe i trazojmë për 3-4 minuta deri sa kremi të trashet dhe të fillojë të fluskojë. Shtojmë lëkurën e portokallit, dhe shtojmë gradualisht lëngun duke e përzier me tel vezësh. Sapo të fluskojë e largojmë.
Në katër gota fillimisht vendoism pak krem, një hstresë biskota të thërrmuara, sërish krem e më pas biskota të thërmuara. Përsëri e m,byllim me krem porrtokalli. Në fund mund të dekorojmë me krem pana dhe çokollatë të thërrmuar.