Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Kurabie të buta me mollë dhe Sallatë festive (Cheesecake i kripur). Sot edhe quizi "Sa kushton receta?"

Kurabie të buta me mollë

Përbërësit:

2 kokrra vezë

100 gr sheqer

100 gr gjalp (ambienti)

350 gr miell

1 pako pluhur pjekës

2 mollë të mëdha

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një tas rrahim me rrahëse elektrike 2 vezë të plota. Shtojmë 100 gr sheqer dhe vazhdojmë përzierjen derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe I trazojmë së bashku derisa të formohet një masë homogjene.

Shtojmë pak nga pak miellin e situr dhe vazhdojmë përzierjen. Pasi të kemi hedhur gjysmën e miellit shtojmë pluhurin pjekës dhe mollët e prera në copa dhe vazhdojmë trazimin në lugë druri pasi kosistenca e brumit fillon dhe rëndohet, kështu vazhdojmë derisa të përfundojë komplet mielli.

Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe me ndihmën e një luge gjelle ndajmë kurabiet (do mjaftonte një lugë gjelle e mbushur për 1 kurabie). Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. I nxjerrim dhe pasi të ftohen pak, i pudrosim me sheqer pluhur.

 

Sallatë festive (Cheesecake i kripur)

Përbërësit:

200 gr bukë e thekur (intergrale)

100 gr gjalp i tretur

200 gr krem djathi

200 gr salcë kosi

100 gr parmixhan I grirë

50 ml qumësht

6 gr xhelatinë

60 gr rukola

150 gr domate qershi

Rigon

Kripë, piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja: Grijmë bukën e thekur dhe shtojmë gjalpin e tretur në temperaturë të ulët sa të lëngëzohet dhe I përziejmë mirë së bashku. E vendosim në një tepsi keku dhe e ngjeshim mirë bazën e sallatës.

Vendosim xhelatinën në ujë të ftohtë. Pasi e shohim që xhelatina është zhytur, vendosim qumështin të ngrohet dhe shtojmë xhelatinën të shkrijë.

Në një tas vendosim kremin e djathit, salcën e kosit, grijmë shumë imët rukolan dhe ia shtojmë brenda në krem duke ruajtur disa gjethe për dekor. Shtojmë parmixhanin, qumështin me xhelatinën e shkrirë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

Shtojmë kremin e përgatitur mbi bazën, e nivelojmë dhe e fusim në frigorifer për 2 orë.

Ndajmë domatet në dysh, me pak vaj i kalojmë për 5 minuta më tigan, shtojmë rigon dhe kripë. Nxjerrim sallatën tortë të kripur nga frigoriferi dhe pasi shtojmë disa gjethe rukola, e zbukurojmë me domate qershi.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës