Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pulë me kos dhe Sallatë me oriz e perime

Pulë me kos

Përbërësit:

800 gr mish pule

500 ml lëng pule

4 kokrra vezë

4 lugë gjelle miell

1 litër kos

6 thelpinj hudhra

2 lugë gjelle gjalp

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

1 lugë kafe piper i kuq

Përgatitja:

Pasi ti kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta.

Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore.

Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit. Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Sallatë me oriz dhe perime

Përbërësit:

300 gr oriz ( basmati )

200 gr bizele

150 gr misra të zierë

100 gr ullinj të zi

100 gr domate të thata në vaj

200 gr kungull i njomë

200 gr karrota

2 lugë gjelle uthull e bardhë

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Borzilok ose majdanoz

Përgatitja:

 

Ziejmë orizin në ujë të bollshëm me kripë për sa minuta shkruhet në etiketë.

Lajmë dhe presim në kubikë të vegjël karrotat dhe kungullin. Në një tenxhere me ujë të valuar, ziejmë fillimisht karrotat, bizelet, Kungujt, për 5-8 minuta. Më pas presim domatet dhe ullinjtë. Pasi orizi të ketë zier e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë që të ndërpresim zbutjen e tij. Gjithashtu dhe perimet e ziera i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

Vendosim orizin në një tas të madh. I përziejmë së bashku me perimet e tjera.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)