Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Role me gjizë e koper dhe Supë me legume

Role me gjizë dhe koper

Përbërësit:

1 pako peta

3 kokrra vezë

½ gotë qumësht

½ gotë vaj

1 lugë kafe pluhur pjekës

Kripë

400 gr gjizë ose djathë

1 tufë koper

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Në një tas rrahim 1 vezë me pak kripë, shtojmë gjysmë gote vaj, gjysm gote qumësht, 1 lugë kafe pluhur pjekës, i përziejmë mirë dhe këtë përzierje e lëmë mënjëanë për të lyer petët.

Në një tas tjetër rrahim dy vezë, hedhim kripë, gjizën, 2 lugë gjelle vaj dhe koperin të grirë hollë. Me këtë përzierje do të mbushim rolenë.

Hapim një petë dhe e lyejmë komplet sipërfaqen me përzierjen e tasit të parë.  Vendosim petën e dytë mbi të dhe përsëri e lyejmë. Vendosim lugë lugë mbi petën e tretë, e spërkatim lehtë në fillim në petë horizontalisht gjizën për mbushje, rrotullojmë dhe formojmë një role.

Lyejmë tavën me yndyrë dhe vendosim rolenë në tepsi kështu vazhdojmë dhe me roletë e tjera derisa të mbarojmë petët. Lyejmë roletë me vezë vaj dhe qumështin e trazuar, i presim në gjerësi 10 cm. I spërkasim me susam dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

 

 

Supë me legume

Përbërësit: 

1 thelpi hudhër

2 cm xhinxher

1 qepë e kuqe

250 gr fileto pule

Kripë dhe piper i bardhë

2 karrota në feta

½ gotë bizele

1 gotë bishtaja të holla

800 ml lëng pule

¾ filxhan makarona të holla

3 lugë gjelle ketchup

Lëng limoni

3 bishta qepe të njoma

Vaj ulliri

Përgatitja:

Ngrohim vaji dhe kavardisim hudhrën për 1 minutë së bashku me xhinxherin të grirë hollë. Shtojmë qepën të grirë hollë, fileton e pulës në kubikë të vegjël, i kavardisim së bashku duke shtuar kripë dhe piper të bardhë. Shtojmë karrotat të prera hollë në rrathë, i trazojmë së bashku, shtojmë bizelet, bishtajat jeshile, të holla, të prera në gjatësi 2-3 cm. I trazojmë dhe shtojmë lëngun e pulës. Sapo të ziejë lëngu i pulës shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Pasi te kenë zierë makaronat, rregullojmë shijen e supës duke shtuar ketchup, lëng limoni dhe në fund 3-4 qepë të njoma, por kryesisht vetëm bishtat, i presim hollë dhe i shtojmë në supë. Gjithçka gati për t'u servirur.

 

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja