Spinaq me qiqra

Përbërësit:  

 800 gr spinaq

4 thelpi hudhra

1/2 qepë e thatë

1 tufë qepë të njoma

1/2 lugë kafeje piper i kuq

Arrëmoskat

1/2 filxhan çaji pure domate

Majdanoz, koper

1 gotë qiqra (të gatuara)

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë qiqrat dhe i kullojmë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim për 1 minutë hudhrat në feta, qepën e thatë të grirë shumë hollë, i trazojmë së bashku duke shtuar më vonë dhe qepët e njoma të prera në unaza.

I përziejmë për 30 sekonda dhe shtojmë pak kumin dhe piper të kuq, pure domate, kripë dhe spinaq të pastruar, koper, majdanoz dhe qiqrat e gatuara. I përziejmë së bashku për 2-3 minuta dhe e shërbëjmë.

Petulla me banane

Përbërësit:

2-3 banane

2 lugë gjelle sheqer

1 vezë

3 lugë gjelle arrë kokosi

Vanilje

1/2 gote ujë

1 gotë miell

 Sodë buke

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Bananet i shtypim me pirun duke i kthyer ato në pure, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë së bashku me vezën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar arrën e kokosit, vanilje, gjysmë gote ujë, i përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin dhe pak sodë buke, sa të na kapin 2 gishtat e dorës.

I përziejmë derisa të na formohet një brum mesatar, as i hollë, as i trashë, pra si brumë petullash të derdhet nga luga.

Lëmë brumin të pushojë rreth 20 minuta. Ngrohim vajin dhe lugë lugë i skuqim petullat derisa të zverdhen. I kthejmë nga ana tjetër dhe pasi të skuqen nga të dyja anët, i shërbejmë me mjaltë ose sheqer pluhur.