Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Zhuljeta nga Pogradeci fiton quizin "Sa kushton receta?"

Qumështor me petë

Përbërësit:

1 pako peta

100 gr gjalp

100 gr miell

1.2 litër qumësht

4.5-5 lugë gjelle sheqer

Vanilje

4 kokrra vezë

50 ml vaj Olim

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin dhe kavardisim miellin për 3 minuta. Shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e përziejmë me tel dore derisa masa të jetë kremoze, shtojmë sheqer, vanilje dhe e lëmë derisa kremi të marrë valë. E largojmë dhe e lëmë t’i bjerë temperatura për 5 minuta. Rrahim vezët dhe i shtojmë në krem derisa të formohet një masë homogjene dhe i përziejmë me tel dore.

Lyejmë një tepsi me vaj ose vaj trazuar me gjalp. Shtojmë fillimisht 2 petë, i spërkasim me yndyrë. Vazhdojmë dy nga dy, duke i spërkatur petët. Pasi kemi shtruar 6-7 petë si bazë, shtojmë kremin e qumështorit, duke e niveluar në mes.

Mbulojmë përsëri në 4-5 petë mbi të, duke i spërkatur lehtë me vaj. Në fund mbledhim anët, spërkatim petën e fundit me pak vaj ose gjalp dhe vendosim qumështorin të piqet në temperaturën 190-200 gradë Celsius për 25 minuta. Më pas e lëmë të ftohet plotësisht. E presim dhe e servirim.

 

Lakër turshi me suxhuk

Përbërësit:

350 gr suxhuk

2 qepë mesatare

1 karrotë

1 lugë çaji piper i kuq

150 gr domate në kuti

1.2 lakër turshi

1 mollë jeshile

6-8 kajsi të thata

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz i thatë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj skuqim suxhukun të prerë në rrathë ose sipas preferencës suaj.  E lëmë sa të marrë pak ngjyrë dhe të lëshojë yndyrën e tij. E largojmë në një pjatë.Shtojmë qepën të grirë hollë, e kavardisim derisa të bëhet transparente, shtojmë karrotën të prerë në copa, majdanoz, piper të kuq, i përziejmë për 30 sekonda, shtojmë domaten, lakrën turshi, të cilën e kemi prerë në copëza dhe e kemi shpëlarë nga kripa e tepërt. E përziejmë dhe sapo të marrë një valë shtojmë mollën e qëruar dhe të prerë në copëza, kajsitë e thata të prera përgjysmë, kripë, piper i zi dhe i lëmë të gjithë përbërësit të marrin dhe një valë. Shohim nivelim e ujit që nxjerr lakra, nuk duhet të jetë mbi nivelin e lakrës. Mbyllim kapakun dhe e lëmë lakrën të ziejë për 10 minuta. Shtojmë suxhukun, e përziejmë dhe ulim temperaturën në nivel mesatar. E lëmë dhe për 15 minuta të tjera, derisa lakra të jetë zierë plotësisht.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille