Ashtu si çdo fundjavë, autostrada Durrës-Tiranë po kthehet në problematikë për shkak të fluksit të madh të pushuesve që zgjedhin të kalojnë ditët e pushimit në bregdet duke qenë se temperaturat janë tepër të larta.

Për pasojë është krijuar një fluks i lartë mjetesh në drejtim të Durrësit. Trafiku i dendur nisi që nga Vora, dhe deri në kthesën për tek Gjiri i Lalëzit.