Të gjithë sytë nga Katy Perry!
Mahnitëse e shumë 'hot'

Të gjithë sytë nga Katy Perry!<br />Mahnitëse e shumë 'hot'
Këngëtarja Katy Perry shkëlqen në mbrëmjen e MTV Video Music Awards.
 
Artistja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj ku mbizotëronin ngjyrat dhe sigurisht origjinaliteti i këngëtares.

Princesha e popit veshur me një fustan të stiluar nga Roberto Cavalli bëri për vete të gjithë artistët e pranishëm por sigurisht edhe fotografët.

Veshur me një fustan të zi bust me një të çarë shumë provokuese Katy të dhuronte një pamje plot hijeshi.

Por ngjyra e zeze thyhej bukur nga ngjyrat ku ishte dizenjuar një zog shumëngjyrësh.

Ndërsa për aksesorë artistja zgjodhi një palë vathë të cilët sigurisht që ia shtonin edhe më shumë elegancën.

Siç duket edhe nga fotot me të drejtë ajo u cilësua si vajza më seksi e eventit. Nuk kish si të ndodhte ndryshe Perry i ishte besuar drejtimi i eventit muzikor të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

[gallery]23652[/gallery]

Redaksi Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat