Dëshira e re e Interit është Branimir Mlacic. Mbrojtësi 18-vjeçar prej një viti ka spikatur me ekipin e parë të Hajdukut të Splitit në Kroaci, teksa sipas medieve në Itali për të janë të interesuara shumë klube të mëdha evropiane, mes tyre Barcelona edhe Real Madridi.

Mlacic mishëron prototipin e një qendërmbrojtësi modern, i aftë me topin, i shpejtë dhe tashmë shumë i aftë fizikisht pavarësisht moshës së tij të re. Në ditët e fundit, Interi ka intensifikuar kontaktet me Hajduk Split dhe mund të arrijë marrëveshjen brenda pak javësh.

Zikaltërit janë të gatshëm ta afrojnë sa më parë pasi De Vrij dhe Acerbi do të largohen në fundin e sezonit. Vlera e Branimir Mlacic në treg është vetëm 4 milionë euro, por kroatët nuk pritet të binden nga kjo shumë, pasi në derën e tyre janë të shumta klubet që kanë trokitur për shërbimet e mbrojtësit të ri.