TIRANË- Fillimi i shkollave nis me një gafë të madhe të Ministrisë së Arsimit. Fëmijët e vegjël dhe prindërit kanë mbi supe edhe një përgjegjësi të madhe.
Ministria u ka ngarkuar atyre që të deklarojnë "nëse janë të prekur me COVID, ata vetë ose familjarë". Ekzaminimin, për Ministrinë, duhet ta bëjë vetë prindi për fëmijën e tij, pa iu nënshtruar tamponit. Prej kohësh, që nga fillimi i pandemisë është thënë "me zë të lartë" se fëmijët nuk shfaqin simptoma, por janë mbartur të virusit, por duket se një informacion i tillë nuk është marrë aspak parasysh nga ekspertët e ministrisë.
Gjithashtu një tjetër problem dhe gafë e Ministrisë së Arsimit është edhe se një fëmijë i mitur i klasë së parë apo të dytë duhet të firmosë një dokument, diçka që nuk është i aftë as ta logjikojë se çfarë është dhe as ta bëjë. Skandali shtohet edhe me faktin se ministria u kërkon fëmijëve të moshës poshtë 14 vjeç që të firmosin këtë dokument kur ligji ata nuk i ngarkon me asnjë përgjegjësi ligjore.
E gjitha do të shkruhet mbi një formular që do të plotësohet çdo ditë nga nxënësi dhe fëmija dhe do duhet t'u dorëzohet mësuesve para se të hynë në shkollë. Mbi të gjitha, formulari nuk bën një diferencim midis nxënësve të shkollave fillore dhe atyre 9-vjeçare, pra si një nxënës i klasës së parë ashtu edhe një i klasës së nëntë do të duhet të plotësojë këtë formularë dhe të dy kanë të njëjtën përgjegjësi.
Sikur kjo të mos mjaftonte, formulari shton koston për prindërit, edhe pse jo shumë e lartë.
Formulari i vetdeklarimit të nxënësve
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor 2024, 16:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
Çfarë teatri mafioz, terror kundër fëmijëve dhe studentëve: vetëm sepse gjermanët e korruptuar duan të shesin mashtrime teste PCR që nuk tregojnë asgjë dhe për miliarda fitime të mafies farmaceutike përsëri me ndihmën e Angela Merkel. Ku duhet të jetë virusi facebook? E shpikur lirisht në laboratorin e biznesit, ku nuk ka protokolle shkencore, vetëm mashtrim mediatik në mbarë botën dhe shfaqje, e cila gjithashtu ryshfet politikanë me shumë para
PërgjigjuUne jetoj ne USA, dhe cdo dite deklaroj vete nese kam simptoma, ndersa shkollat jane ende online,
PërgjigjuKoli, ne USA jetoje dhe une dhe eshte e pavertete qe shkollat jane VETEM online. Prinderve ju dha mundesi zgjedhjeje, ne shkolle, online ose sistem hibrid, pra gjysmen e diteve ne shkolle dhe gjysmen online. Ndersa sa per vetdeklarimin e nxenesve , edhe ketu ashtu funksionon , me ndryshimin se formularin ketu e firmose prindi dhe jo femija i vogel.
Nëse do të ishte shkruar "nuk jam në dijeni të jemi prekur nga COVID-19" edhe ndoshta mund të pranohej, por kështu është një autoakuzë e pastër. Me këtë copë letër shpresojnë të shpëtojnë
PërgjigjuSi ka mundesi vetem ne Shqiperi plotesimi i nje formulari kaq te thjeshte peben lajm dhe sjell konfuzion saqe dhe vet gazeta e quan"gafe". Biles dhe akademike si Eleni Kocaqi ngrej koken nga qielli e pyesin zotin si te plotesojne formularin pasi per shqiptaret eshte jashte logjikes se tyre. Ne USA dhe vende te tjera, nje formular i tille plotesohet perdite neper shkolla dhe institucione pa me te voglin shqetesim apo ndihme. Ne Shqiperi kerkohet ndihme hyjnore. Mendoja se zoti i kishte vene kufi budallallekut po me sa duket jo te ne.