Të hënën nis sesioni i ri parlamentar! Nga zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, amnistia fiskale te 'pasaportat e arta', sfidat e Kuvendit 6 muajt e ardhshme

Ditën e hënë ora 16:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar i cili përfundon në fund të muajit korrik, ndërsa në fokus të tij do të jenë një serë projektligjesh të rëndësishme.

Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Një pikë shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi në mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakortësi gjatë vitit të kaluar. Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para, ndërsa dy ditë më parë kreu I grupit socialist Taulant Balla u shpreh se afati i opozitës kaloi, tanimë mazhoranca do të dëgjoj të gjitha grupet e interesuara për t’i dhënë vendit një figurë dinjitoze. Pavarësisht kësaj deklarate të gjitha palët duhet gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi për miratimin në parlament kërkohen 84 vota pro.

Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe  amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Pavarësisht se të dyja propozimet  janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, Socialistët  shprehen të vendosur për t’I shkuar deri në fund zotimit të tyre. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes forcave politike.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit. Fillimi i çdo sesioni të ri parlamentar bëhet me seancë plenare të Kuvendit, e cila do të zhvillohet ditën e hënë ora 16:00.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)