Nga dita e hënë nis rrugëtimin emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli”. Emisioni më i dashur për publikun vjen me një studio tërësisht të re ku skenografia do të jetë më pranë shikuesve të shumtë që i besojnë orët e para të ditës ekranit tonë. Prezantuesja e emisionit Androniki Kolka na zbulon disa prej të rejave që sjell ky sezon.
“Mund të them që ne jemi më të vjetrit këtu sepse çdo gjë është e re. Është konceptuar një studio bashkëkohore, me elementë të këndshëm që e bëjnë shumë të ngrohtë për familjet shqiptare”, shprehet moderatorja.
Gjithashtu, rubrika të reja e të shumëllojshme do të shoqërojnë për çdo ditë mëngjeset tuaja.
“Dua që këto rubrika të zbulohen gradualisht. Nuk do të mungojë bima dhe shëndeti, rubrika aq e dashur për çdo teleshikues me doktor Ylli Merjan, por këtë herë kemi zgjedhur që audiencën ta bëjmë pjesë të pandashme të bisedave tona, të rubrikave tona duke e ftuar edhe këtu në studio”, vijon ajo.
Në qendër të emisionit është këndi i kuzhinës me znj.Albana e cila do t’ju mirëpres me receta të reja por duke mos lënë mënjanë gatimet tradicionale.
“Bashkë me këtë studio të re, që është një studio bashkëkohore unë nuk kam se si të ndalojë kuzhinën tradicionale, sepse gjithmonë parësore është buxheti ekonomik”, thotë zonja Albana.
Sigurisht që nuk do të mungojnë lajme nga aktualiteti, këshilla praktike, dhe personazhe interesante me të cilët do të argëtoheni e do t’ju mbajnë të mbërthyer në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte Live nga ora 09:00 deri në orën 10:55.
Urime A1Report tv, pune te mbare nga studio e re,nje televizion i pavarur ne sherbim te publikut.
Përgjigju