'Të hënksha m**in, më jep pak ujë', zbulohen mesazhet përgjëruese që pacientja në prag vdekje i dërgonte Tire Alldërvishit

'Të hënksha m**in, më jep pak ujë', zbulohen mesazhet përgjëruese që pacientja në prag vdekje i dërgonte Tire Alldërvishit

TIRANË- Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1, Ronida Hysa, janë arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncuan nga emisioni Stop në Tv Klan se zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Sonte emisioni Stop publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Stop publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që Tire Alldërvishi t’i shërbente të ëmës. Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

Kjo ishte thirrja e qytetares që vuante nga Covidi dhe nga anti-humanizmi.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës që mbushnin xhepat e Tires do të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital.

Edhe nëse Tire Alldërvishi nuk kishte bashkëpunëtorë në spital në zhvatjen e pacientëve, ajo që nuk mund të mohohet është se pacientët janë lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikëqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires e Tireve të tjera që kanë shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndaj të sëmurëve për të bërë para me jetën e tyre. /tvklan.al

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurva: 03/02/2021 06:38

    Ata qe dalin cdo dite ne televizor nuk jane mjeke jane hajdute dhe duhen denuar si te tille bashke me ministren e shendetesise qe del cdo dite per intervista plehrat vend i mbaruar me politike te deshtuar nga te dy krahet. To be continued.

    Përgjigju
  • shqip: 03/02/2021 03:36

    Paskan qene si ne holocauste

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 02/02/2021 23:15

    Nuk paska qene vetem Tirja ne kete mesele ketu behet fjale per nje grup te mireorganizuar. Mire Tirja po mjeku infermierja nuk i degjuan thirrjet e se ndjeres qe kerkonte buke dhe uje dhe qe vuante edhe nga diabeti.

    Përgjigju
  • Beni: 02/02/2021 23:14

    Tirja eshte kriminele shteti eshte vrastar i poshter i pamoralshem

    Përgjigju
  • meri: 02/02/2021 23:06

    " peshku eshte qelbur nga koka",duhen larguar te gjithe nga detyra,per te cilen paguhen,dhe nuk e kan ber,duke filluar nga M.Shendetesis,Dr.Sitalit,Sh.Repartit etj,me radhe...Te gjitheve ketyre qe permenda me siper ,t'ju vije turp...qe i kan katandisur spitalet ne " BORDELLO "

    Përgjigju
  • Anila: 02/02/2021 23:05

    Ne spitalet e shqiperise pacienti merr ilacet nga shtepia dhe gjithcka. Perpara mjeku infermierja sanitarja te tregojne xhepin e tyre pastaj bisedojne

    Përgjigju
  • ylli: 02/02/2021 22:57

    VRITENI TIREN QE TE ZENE MEND TE TJERET ,,,SE JANE BERE TE TMERRSHEM TE GJITHE ,,ME DOKTORE E E INFERMIERE....///

    Përgjigju
  • Albina: 02/02/2021 22:56

    Ky eshte nje krim i shemtuar.Po infermjeret ku ishin....??Mos o zot infektivi eshte nje ferr i vertet.Mjer kush e ka provuar.Hapni spitalet ne rrethe te vdesin njerezit me dinjitet e jo si kafsh ne spitalet e tiranes ne staf monstruoz qe nuk te zene me dor po si kove me euro ..Jepeni sms tim se po them nje te vertete mos e fshini.E boll u thote mjeket hero se askush ne europe spo e thote se detyren bejne per zanatin qe kane zgjedhur.Ata ne bote mase po por te ne i njohin te tere se kush jane ata te infektivi qe te zhvasin nga leket mjek e infermjer se e kam hequr vete ne kurriz me besoni.

    Përgjigju
  • Labi: 02/02/2021 22:42

    Po mjeket ku ishin as uj as insulin as buket ne te ropve tirja qe mos gjente vend varri po mjeke kish spitali apo vetem tiren

    Përgjigju
  • populli: 02/02/2021 22:18

    Kur therriste per ndihme nuk kishte te tjere aty qe ta ndihmonin.. Ose ti benin sherbimin e duhur!!!!

    Përgjigju
  • Vini: 02/02/2021 22:10

    Ne spitalet e shqiperise te gjithe si tirja jane duke filluar nga drejtoret dhe pastrueset sanitare,mjere populli i vuajtur

    Përgjigju
  • Beni: 02/02/2021 22:07

    Po infermieret,qe e kane per detyre,nuk i benin insulinen,nuk i jepnin ushqim,ilaçet etj.Edhe keto duhet te arrestohen,nuk e kuptoj prokurorine qe fle gjume.Nga mos sherbimi i stafit,perfitonte Tirja,sepse infermjerja e ka te shktuajtur ne kartele se çfare ilaçesh do perdor pacientja.Si ka mundesi qe ato nuk i jipnin uje,ti benin insulinen etj? D.m.th. aty qenkan t'gjitha Tire.

    Përgjigju
    • Ana: 03/02/2021 06:26

      Fiks, nuk eshte Tirja problemi, jane infermjeret qe nuk bejne punen e tyre, po edhe mjeket se ata presypozohet u shohin pacientet e tyre e do e merrnin vesh qe ka probleme me trajtimin e tyre.

  • lola: 02/02/2021 22:01

    ema kete nuk kuptoj dhe une dakort tirja se ndimoji po pse tires ja kishin lene s kishte njeri tjeter spitali ? investigoni o gazetare ca prisni

    Përgjigju
  • Ema: 02/02/2021 21:58

    Po ne spital e semura ishte ne dor te tires apo te mjekeve qe se kuruan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur