Publikohet përmbajtja e pr/deklaratës që do të diskutohet dhe të hidhet për votim në seancën e javës së ardhshme, 18 korrik, që i kërkon forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë për heqjen e ligjit të luftës.
Mazhoranca dhe opozita si rrallë herë ranë dje dakord në konferencën e kryetarëve dhe të dyja palët i thanë “Po” propozimit të ardhur nga grupi parlamentar për “Demokraci dhe Integrim”
Në një prononcim për mediet në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ministrja Spiropali u shpreh se, “qeveria shqiptare ka bërë çdo përpjekje me qeverinë greke për abrogimin e ligjit të luftës që është një ligj absurd, krejt i panevojshëm dhe i dalë kohe”.
Ligji i Luftës Nr. 2636/40 mbetet ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efektet negative që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte
Përmbajtja e deklaratës së PDIU
Kliko këtu për të lexuar relacionin e plotë