Te Kalaja e vjetër e Tiranës, e shkuara flet me të ardhmen

Te Kalaja e vjetër e Tiranës, e shkuara flet me të ardhmen

Vajza te zones se Zadrimes ne nje pikture te Hoda ne Kalane e Tiranes

Baret, restorantet, dyqanet në Kalanë e Tiranës, (që në hyrje na kujton se është e familjes Toptani), janë një potpuri ngjyrash, idesh, tradite dhe moderniteti. Eshtë Tirana e djeshme përkrah Tiranës së sotme dhe të nesërmes: Hoda, N’Çarshi, E Dua, Luga e Argjendtë, Gzona, Tartuf Shop, Shëndeverë, Lezet, Opings etj.etj. krahas krepave, sushit, akulloreve italiane, e bëjnë këtë copëz dikur të braktisur të kryeqytetit, një arterie kaq të gjallë e të dashur për fëmijë, prindër, gjyshër e të rinj. Nëse Parku i Liqenit, është kopshti me pemë i Tiranës sonë, Kalaja, është Oda e miqve, ku vendas e të ardhur sajdisen me më të mirën që mund t’ju shkojë nëpërmend.

Me miq, të rritur e fëmijë zgjedhim darkën te Nama Sushi (dihet që fëmijët janë të parët që përqafojnë kuzhinat ekzotike dhe ajo japoneze, si kudo në Perëndim, ka përqafuar dhe Tiranën tonë. Një restorant i vogël në zemër të Kalasë me dy të rinj që punojnë në banak dhe një vajzë që shërben për cdo gjë. Fillimisht dyshimi: Ka shumë njerëz, a do të arrijë vetëm një kamariere të shërbejë? Shpejtësia, saktësia dhe shija mëse dinjitoze e ushqimeve që zgjodhëm, përgënjeshtruan shpejt cdo dyshim tonin. Darka aziatike te Nama Sushi ishte e këndshme dhe e shijshme si do ta kishim provuar në Romë, Paris apo Londër. Avantazhi? Cmimet shqiptare dhe mikpritja që na karakterizon.

Akulloret dhe të tjera ëmbëlsira te” Cioccolatini italiani” janë një garanci tashmë. Duke shijuar akulloren, përballë, te hapsira e ngjarjeve, ambasada italiane bënte një aktivitet të shijimit të verërave, me siguri italiane dhe nuk ishin të paktë turistë e këmbësorë që ndalonin për ta kthyer një gllënkë.

Te Luga e Argjendtë e Dhurata Thanasi Danerit jemi bujtës të vjetër dhe të gjithë njohim përpjekjet e jashtëzakonshme të saj për të gjetur e risjellë receta të trevave shqiptare. Të huaj dhe shqiptarë ishin ulur të shijonin këto receta dhe në fytyrat e tyre dallohej e njëjta kënaqësi që ne e kemi provuar më parë. Subashi, gjithashtu, ka sjellë në Kala prodhimet e Ullinjve shekullorë të Marikajt. I kemi parë lëndinat dhe pemët e rralla nga ku prodhohet vaji i ullirit dhe nënprodukte të tjera që konkurrojnë denjësisht edhe tradita të vjetra e të gjata të Italisë dhe rajonit.

Ata që pëlqejnë kërpudhën e rrallë dhe erëndezëse të tërtufit, po në Kala gjejnë tashmë edhe restorant Tartuf Shop, pronarët e të cilit mbledhin me mjeshtëri e qen të stërvitur tartufin e zi shqiptar.

Supriza për ne ishte Hoda – House of Design Albania, ky dyqan kaq i bukur me objekte moderne që ngre në art e piedestal traditën tonë: Kallmetare, tironca, lebër qëndrojnë nëpër piktura, vizatime objekte të gatshëm për të zbukuruar shtëpi shqiptare dhe tursitësh që me siguri kërkojnë të marrin si kujtim një gjë shqiptare, unikale, që nuk e gjejnë dot nëpër supermerkate, apo në të tjera vende ku kanë qenë më parë. Një bunker gri me një sfond “afrikan” të verdhë, spikat në një telajo në vitrinë. Tërheq vëmendjen. Eshtë historia jonë. Është cmenduria jonë që duhet ta njohim, ta pranojmë dhe ta shërojmë.

Një mbrëmje në Kalanë e Tiranës, kur hëna shkëlqen nga një anë, dhe modernja Plaza e qendra Toptani nga ana tjetër, është si një energji lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes tonë. Kjo lidhje, për kë ndalon, sheh dhe dëgjon, ka një pulsim të fortë e të vecantë.

* Përmendja e emrave të restoranteve dhe subjekteve tregtare është vetëm për qëllim kronike dhe jo marketingu

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin