TIRANE - Të larguarit nga administrata qëlluan me vezë ndaj kryeministrisë, në shenjë proteste kjo për shkarkimet pa arsye që janë bërë sipas tyre nga institucione të ndryshme publike. 

Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata Nertila Qafzezi dhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, të cilët udhëhoqën protestën para selisë së qeverisë, thanë se shkarkimet masive nga administrata janë të patolerueshme.

Ata akuzuan se qeveria ka "nisur spastrime politike" duke hequr masivisht punonjësit nga administrata, e ku rasti konkret sipas tyre është ai i largimit të punonjësve nga Bashkia e Tiranës. Olli tha se në bashki janë vendosur "mjaftistët" e kryebashkiakut të Tiranës, duke ju referuar lëvizjes Mjat ku Veliaj ishte kryetar i saj para se të futej në politikë.

"Bashkia ka bërë 300 largime nga puna vetëm në një muaj. Pas 20 vitesh eksperiencë, punonjësit hidhen në rrugë", - tha ai.

Olli shtoi se pushteti vendor është në "thundrën e kryeministrit".

Si ëdo të mërkurë kabineti qeveritar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama zhvillojnë mbledhjen e qeverisë ku merren vendime te rendesishme, moment i cili eshte zgjedhur nga te larguarit nga administrata per te zhvilluar protesten e tyre.

veze te kryeministria

veze te kryeministria

 Foto të tjera 

veze te kryeministria

veze te kryeministria
Vezet e hdhura ndaj godines se Kryeministrise

qafzezi ne proteste
Protesta e te larguarve nga administrata

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)