SHKODER- Dy persona të veshur si efektivë policie dhe me skafandra në kokë kanë grabitur 500 mijë lekë flori në një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë në mes të ditës së djeshme rreth orës 13:30 minuta në lagjen “Partizani” në zonën e njohur si “Rus”. Grabitësit kanë hyrë në argjendarinë “Çaku” dhe kanë marrë një sasi floriri.
Kjo është hera e dytë që ky dyqan grabitet. Njëri prej pronarëve ndodhej aty ka kundërshtuar, por më pas është dorëzuar nën kërcënimin e armës që i drejtuan grabitësit. Ngjarja ka tronditur dhe shitësen tjetër, e cila ishte shtatzënë dhe më pas ajo është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet, por që nuk kanë identifikuar ende autorët. Nga dëshmitë e mbledhura mësohet se, dy policët e rremë ishin duke udhëtuar me një motor, i cili kur janë larguar fillimisht nuk u është ndezur.

(Në foto: Argjendaria e cila u grabit në shkoder) Foto të tjera
Grabitja e argjendarisë
Në mesin e ditës së djeshme dy persona të veshur me uniformë policisë dhe me skafandra në kokë kanë hyrë në argjendarinë “Çaku” dhe nën kërcënimin e armëve tip “Kallashnikov” i kanë kërkuar pronarit të argjendarisë Mit’hat Çaku që t’u jepte pllakat e florinjta. Por grabitësit kanë ndeshur në kundërshtimin e këtij të fundit. Të ndodhur në këtë situatë grabitësit i kanë drejtuar armën automatike dhe kanë arritur të marrin një sasi floriri me vlerë prej 500 mijë lekësh. Pasi kanë dalë jashtë argjendarisë ata janë ndeshur me një karrige të shitësave ambulantë dhe janë rrëzuar, ndërsa në ndjekje të tyre janë vënë edhe pronarët. Në këtë moment grabitësit e maskuar kanë qëlluar në ajër me kallashnikov. Pas kësaj ngjarjeje ata kanë hypur në motorçikletë sportive, por kjo e fundit nuk u është ndezur dhe ata janë detyruar që ta shtynin që ta ndeznin atë.
Dëshmitarët
Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se aty ka mbërritur një motoçikletë e rrugores. Efektivi i policisë mësohet se u ka bërë thirrje të ndalojnë, por ata e kanë ndezur motoçikletën që kishin dhe janë larguar, pa i ndaluar askush. Sipas dëshmitarëve grabitësit mbanin skafanda në kokë dhe ishin të veshur me rroba të zeza policie. Nga hetimet paraprake mësohet se në argjendari kanë qënë pronari së bashku me të vëllain e tij, por e kanë patur të pamundur t’i ndalojnë grabitësit. Argjendari “Çaku” është tentuar të vidhet edhe njëherë tjetër në 13 Nëntor të 2012 ndërsa këtë herë mbeti i plagosur lehtë edhe njëri prej pronarëve. Policia e cila është vënë në lëvizje pas grabitjes duke mbledhur dëshmitë e para si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë të argjendarisë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.

(Në foto: Gëzhoja e rënë në vendin e ngjarjes) Foto të tjera
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO