Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ishte e mbushur me debate dhe akuza të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, ndërsa degjeneroi në një fjalor jo normal.
Ndër të tjera, ish-kryeministri e akuzoi Ramën si një njeri që nuk e ka njohur djalin e tij, ndërsa shtoi se dokumentet origjinale të dosjes së gjyqit i ka botuesi i gazetës Tema, Mero Baze. "Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara" tha Berisha në Kuvend (lexo këtu). (VIDEO I PLOTE)
Pas deklaratave të ish-kryeministrit, ka reaguar Mero Baze duke treguar për herë të parë se si Berisha i serviri gazetës 'Tema' lajmin për djalin e Ramës. Baze thotë se dokumentet sikur Rama mohonte atësinë e djalit të tij, ia ka ofruar ish-kryeministri, ndërsa thekson se ka dyshime për atë që iu paraqit si “kartelë” shëndetësore e Edi Rames.
"Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shëndetësore të Edi Rames.
Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ‘80. Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës' shkruan Mero Baze.
Shkrimi i plotë i Mero Bazes
Po përpiqem t’iu jap disa udhëzime në cilësinë e njeriut që e ka njohur nga afër dikë që dikur ishte problem politik, kurse sot është problem social dhe estetik.
Së pari, nëse doni të kuptoni vizionin e Berishës për të qeverisur vendin, apo si ka qeverisur vendin, shikoni se çfarë akuzash bën. Të gjitha akuzat e tij, janë dëshira të parealizuara të tij, ose përvoja që i kanë kënaqur epshet e pushtetit që ka patur.
Kur akuzon për vjedhje, mendon se çdo bënte vetë, po ta kishte në dorë. Kur merret me thashetheme, mendon se nga çfarë ka frikë kur është në pushtet, kur flet për seksin dhe orgjitë e kundërshtarëve, është duke folur për frustrimet e tij seksuale, incestet në familje, dhe mërinë e gjatë të nënës që nuk i foli derisa vdiq, kur flet për divorce e martesa, ka parasysh panikun që i shkaktojnë martesat gati incestore në familje, dhe akoma më shumë, martesat për lekë. Ndaj më shumë se sa të shikoni kundërshtarët e tij, përpiquni të lexoni në shfrimet e tij, ëndrrat dhe përvojat e veta.
Akuzat e Berishës vizatojnë autobiografinë më të mirë të tij, të ngjizur më mirë se çdo do ta bënte çdo autor i talentuar.
Së dyti, nëse doni të kuptoni si i ka punët politikisht me aleatët tanë, SHBA apo partnerët e tjerë perëndimorë, shikoni kur flet për Kosovën. Sa herë izolohet, sa herë humbet pushtetin, sa herë e ndjen se është i rrezikuar, ai mendon se Kosova është shpëtimi i tij.
Kur vodhi zgjedhjet në vitin 1996 dhe nuk përballonte dot ofensivën amerikane kundër tij, ktheu sytë nga Kosova, bëri thirrje për largimin e Rugovës, ndryshimin e kursit paqësor dhe zëvendësimin e tij me Demaçin. Kjo i kushtoi dhe humbjen e Kosovës, dhe humbjen e miqësisë me Rugovën, dhe goditjen përfundimtare nga Perëndimi.
Pas një izolimi të gjatë trevjeçar, kur nuk e priste as roja i ndonjë Ambasade, në vitin 1999 ai ishte në gjendje të rënduar psiqike dhe filloi fliste përditë për Kosovën, ndërkohë që fatin e saj e kishte marrë në dorë SHBA dhe NATO. Fliste herë pro, herë kundër saj, herë pro Rambujesë, herë kundër saj, herë pro Rugovës, herë kundër tij, herë pro ofensivës së NATO-s, herë e kritikonte se s’po përdornin tomahokët, vetëm e vetëm që dikush t’i thoshte “çfarë halli ke?”
Nuk i tha asnjënjeri, derisa Kosova u çlirua.
I xhindosur ngaqë nuk e pranonin në asnjë zyrë të Perëndimit, u nis nga Kukësi të shkonte në Kosovë, por as aty nuk e lejuan. Është i vetmi udhëheqës shqiptar që i është refuzuar viza dhe për Kosovë, natyrisht me urdhër të SHBA-së dhe Perëndimit, dhe dakordësinë e lidershipit shqiptar atje.
Viza për në SHBA nuk është asgjë para kësaj.
Dhe i është ndaluar kur në Kosovë nuk ngeli më njeri pa shkuar, dhe romët që lypnin në Bulevard.
Ligjërimi i tanishëm politik i tij, përkon ekzaktësisht me atë kohë. Mos u lodhni të diskutoni a ka vizë për SHBA.
Shikojeni si flet për Kosovën, si merret me Hashim Thaçin, si bën sikur nuk e di që ai është në një gjatësi vale me Shtëpinë e Bardhë, për të kuptuar hallin e tij.
Nuk është puna se ka, apo s’ka vizë për në SHBA, se po të kishte, do mjaftonte provokimi i Ramës, që ai t’i hipte avionit e të bënte selfie në Uashington.
Problemi që ai ka, është se i është hequr viza si politikan kundër interesit shqiptar dhe amerikan në rajon.
Nëse doni të kuptoni makthet e tij, do të shikoni se ai përzgjedh të viktimizojë njerëz që ai nuk u gjen dot fakte për t’i përbaltur, megjithë fantazinë digitale që ka.
Ka kaq kohë që merret me Linda Ramën, gruan e kundërshtarit të tij Edi Rama, pikërisht pse ajo nuk bën atë që ka bërë gruaja e tij. Nuk ka shoqëri me oligarkët e burrit të vet, nuk e shikon kurrë me biznesmenët që marrin tendera publikë, shpesh në rrugë të pandershme, nuk e shikon të drejtojë gjoja ndonjë fondacion, nuk e ka parë me Rezart Taçin në krah, nuk e ka parë t’u vërë gjoba biznesmenëve që bënin sikur blinin piktura nga 150 mijë euro për llogari të saj, nuk ka rrjet nepotik si ajo, dhe çmendet pse ajo punon si profesioniste dhe paguhet si e tillë, pamvarësisht pushtetit të burrit.
Është aq i obsesuar pas saj, sa i quan krim faktin që ka ndarë një burrë dhe është martuar me një tjetër, dhe ndoshta me mendjen e tij këtë e quan dhe epërsi të gruas së tij mbi të.
I numëron Edi Ramës gratë, a thua se Linda nuk ja di, na tregon me fantazinë e tij si është ndarë me to, me kë janë martuar ato më pas, çfarë ka bërë ky pasi është ndarë me to etj, se kështu beson që kaq shumë gra që ka në jetën e tij Edi Rama, sikur nga pak të këqija të jenë, bashkë ja arrijnë gruas së tij. Dhe ngushëllohet.
Së fundmi, nëse doni të kuptoni pse ka 12 vjet që më sulmon mua dhe i jam bërë makth, duke vazhduar të më përmendë nëpër Parlament e në emisione televizive, duke u çuar si lugat në mesnatë, sa më dëgjon emrin, shikoni se si nuk gjen dot asnjë argument për të sulmuar, por mendon se ka armë të fortë faktin që gazeta TemA ka sulmuar në vitin 2000 Edi Ramën, dhe që një nga djemtë e mij ka fituar bursën e ekselencës për Master në Universitetin e Londrës.
Gazeta TemA ka qindra shkrime kundër Edi Ramës, biles disa shumë të ashpër dhe të drejtë, dhe disa që kanë pasur burim Sali Berishën si kjo dosja që permend, natyrisht fiasko të turpshme.
Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shendetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ‘80.
Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalen, se Rama eshte i qartë çfare është ajo histori.
Ligësia e tij që ka mundur të përdorë gazetën TemA, ndërsa mua nuk ka mundur të më mbajë dot peng me atë pisllëk, duket se i është bërë obsesion për 20 vjet. E paska pasur ëndërr të jetës atë gjë. Kjo natyrisht e bën pis atë pjesë të historisë së gazetës, por po të ishim ndryshe, ne do ishim Neë York Times, e jo një gazetë shqiptare, dhe kjo as na turpëron, dhe as na komplekson.
Fakti që nuk jemi peng të Sai Berishës dhe Edi Ramës na bën të ndjehemi mirë. Dhe akoma më shumë, fakti që ky njeri nuk di ç’të thotë për mua, por i kujtohen histori të 20 viteve më parë, na bën dhe më krenarë, si njerëz të lirë.
Por meqë nuk kam dashur të përgjigjem më parë për sulmet ndaj djemëve të mi, pasi e di që ka kompleksin e djalit të vet, po e sqaroj sot përfundimisht.
Unë kam dy djem, jo një, se tjetrit i ka mbetur qejfi që nuk e sulmojnë, pasi sapo ka mbaruar me “Diplome Nderi” në Queen Mary në Londer. Të dy kanë mbaruar të njëjtin Universitet për bachellor në Cambrige, me diploma nderi të klasit të parë.
Të dy kanë fituar master në Londër. I pari në UCL, që është brenda dhjetë Universiteteve më të mira të botës, i dyti në Quin Mery, që është pak më poshtë në rankim, por ndër më të mirët e botës.
Të dy kanë mbaruar me rezultate shumë të mira dhe masterat me shpenzimet e mija.
Sipas një ligji të Sali Berishës në vitin 2008, çdo student shqiptar që pranohet në një nga 15 universitetet më të mira të botës, shteti shqiptar i paguan tarifën e shkollës, (jo strehimin dhe ushqimin) dhe studenti kundrejt një kontrate, është i detyruar të punojë pastaj dy vjet në administratën shqiptare.
Im bir u pranua për master në UCL, që këtë vit është brenda dhjetë Universiteteve më të mira të botës. Mua nuk më njohin në Londër që ta ma fusin djalin me mik në Universitet. As Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Koincidenca është se ministre e Arsimit në atë kohë, ka qenë ministria teknike e Lulzim Bashës, dhe ajo alarmoi Saliun, por dhe po mos ta kishte firmosur ajo, mund t’ia merrja me gjyq, se i takonte sipas ligjit që ka bërë vetë Berisha.
Çdo student shqiptar që pranohet në një nga 15 Universitetet më të mira të botës, i bën nder Shqipërisë, nëse ja pranon ato para burse, pasi do vij të punojë në Shqpëri. Ndryshe i ka rrugët e hapura në çdo vend të botës me atë diplomë.
Ky ligj është nga të paktat gjëra të mira që Sali Berisha ka bërë për këtë vend, jo për tim bir. Ai e ka fituar atë me djersë të tij, siç e ka fituar vajza e Astrit Patozit, e Ferdinad Xhaferrit, e Ndre Legisit dhe e shumë figurave të tjera publike në vend.
Tani, për t’i kthyer borxhin Berishës kam një betim. Meqë Berisha ka plot nipër e mbesa, nëse dikush prej tyre pranohet në një nga 15 Universitetet më të mira të botës, si djali im, dhe Berishët nuk kanë lekë t’ia paguajnë, se mund t’ua ketë bërë nusja rrush e kumbulla me fotot në Instagram, të më njoftojnë se do t’ua paguaj unë, që të paktën të dalë dhe një Berishë i shkolluar tamam në këtë vend.
Makthi i tij real është pikërisht suksesi i fëmijëve të të tjerëve dhe imazhi i fëmijëve të tij, që kanë lënë prindër jetimë, që kanë çuar në varr vogëlushin Edison nga Vora duke luajtur me biçikletë, dhe që u bëjnë karshillëk shqiptarëve duke u mbushur mendjen se lekët ua ka sjellë nusja me dyqanin e brekëve në Bllok.
Berisha është pikë e vrer vetëm për këtë shkak, pasi e shqetëson fakti që jo të gjithë armiqtë e tij i kanë fëmijët si ai.
Ai është njeriu që fëmijët e mi e njohin që të vegjël, dhe që kanë parë në adoleshencën e tyre se si ai u hidhte makinën në erë para pallatit, si rrethonin punën e babait me policë për të mbyllur gazetën, si masakronin çdokënd nga kushërinjtë e tyre pse kishte mbiemrin tonë, dhe si terrorizoheshin miqtë e vjetër të babait, nëse ndesheshin në rrugë me ta, duke mos u folur dot.
Këtë portret krimineli nuk ua heq dot nga mendja fëmijëve, edhe pse nuk u kam folur kurrë për të.
Në fund dua t’u them se kur dëgjoni Berishën të akuzojë, jeni duke parë çfarë ëndërron ai të ishte, dhe kur merret me familjet e tjerëve, është duke projektuar fatin e zi që e ka ndjekur me fëmijët dhe gruan e tij, që së bashku përbëjnë një familje të kriminalizuar. Ndiqni këtë udhëzim dhe do ta kuptoni lehtë.
Personalisht sot e quaj fat dhe ndëshkim të drejtë nga Zoti, ta shikoj këtë njeri në këtë gjendje që është katandisur. Ashtu e mbylltë jetën, duke vajtuar dhe klithur kundër gjithçkaje të mirë që i vret sytë.
Fundi i një njeriu i ngjan jetës së tij, dhe jeta e tij është e gjithë ligësi./ Tema
... dhe ate grua qe ka e ka marre t'i thuash me zor. Ne kohen qe i ka propozuar Lirise ajo nuk ka dashur: "me eshte ngjitur si muti pas kepuce", u thoshte shoqeve te saja.Ndaj Sali krimineli rri e permend grate e botes, se tek ai nuk shryjne hundet jo ta kesh bshort. Mero te lumte qe tregove te verteten pvs se vone, por une personalisht asnje gje nuk i kam besuar doktorit me floke te ndare ne mes( Sali kriminelit)
PërgjigjuTë lumtë mendja dhe pena o Mero Baze. Je më i miri i gazetarëve shqiptarë, pas meje.
PërgjigjuNese tregimi juaj ,per dy problemet e z Rama,jane te stisura nga z Berisha,i cili jua ka dhenur juve ,dhe ju i keni bere publike,ne media ,edhe pse -sipas jush e keni ditur fallcitetin e tyre-,atehere as me shum e as me pak ,ju duhet te mbani pergjegjesi penale ,per reklamim (perhapie) shpifies.Ju Berishen e keni patur mik dhe i keni sherbier ,ashtu si edhe Ramen sot,i sherbeni me keto brrockulla.Por edhe ata e din,se sahan lepiresi eshte qenia me e urrier, dhe me e pa fytyre ,qe shkateron gjith nje shoqeri.Ju duhet te dini se shoqeria ju njef, dhe ju ka hedhur ne togun e plehrave.
PërgjigjuPo pse flet tashti o Ymer Baze apo se te nxorri emrin bashkepunetori yt Sala me ze dhe figure??!! Rrije si skuth dhe tani na thua se e paske ditur dhe nuk ke levizur as gishtin per te ndrequr nje te padrejte dhe per te treguar nje te vertete qe te kthjelloje opinionin publik!! Turp o faqezi!! Edhe ty varri ka per te drejtuar se dru i shtrember si Saliu je!!
PërgjigjuTe lumte dora e pena qe shkruan. Shkrimet e tua Mero jane reale keshtu vazhdo.
PërgjigjuO Mero! E njohim “ndershmerine” dhe “luajalitetin” tend ne te shkruar. Po sa na lodh edhe koken edhe syte me Saliun pse nuk na tregon me mire per “corapen” apo qofte edhe per arsyen e prishjes me Saliun se besoj se per “parime” jeni prishur me njeri tjetrin. Apo akoma edhe me shume, per shitjen e “Gazetaes Tema” te Beso i Tajvanit ne vitet 3005-2006. Keto do ishte me mire te na sqaroje se mendimet e tua per Saliun tashme i dime se ka 10 vjet qe vetem ai eshte tema kryesore e shkrimeve te tua qe ngjajme gjithnje e me shume si diarre
PërgjigjuMe ne fund fole
PërgjigjuMero Baze servil e sahan lepires i Sali Berishes deri dje, tani ka kthyer gunen nga Rama dhe ka filluar duke i bere fresk,Ky dhe Ylli Rakipi rrinin ne zyren e Saliut gjithe kohes dhe i binin kundershtareve te tij, tani nuk flet me te se Rakipi ka shkuar nga ana e Lulit dhe mundohet per ndonje kocke se me Ramen e prishi.Keta palaco ordinere te hapin barkun me shkrimet e tyre kur flasin per njerin ose tjetrin nga shkon tymi.
Përgjigjushume mire e thua po do ishte me e bukra ta thoshe LIV ne donje kanale
PërgjigjuPo mire Berisha eshte i poshter por ti si gazetare legen e ke botuar se te ka interesu dhe ke keq informu publikun . ti duhesh te denohesh per lajme te rreme . ta kishe konfirmu informacionin . se ta po na del mbas 20 vitesh e do na thuash se ram me ka thane me e botu keshtu. legen
PërgjigjuTe lumte pena zoteri. Te kete dhe disa te tjere qe kane guximin dhe ndershmerine tuaj qe ky kriminel Saliu, gogoli I shqiperise, te marri ate qe meriton per vrasjet e dje gje te vjedhjet qe I ka bere ketij populli. Respekt
PërgjigjuJam plotesisht dakort me ato qe shkruani zoti Baze, por te gjitha keto nuk del njeri qe ti beje nje denoncim dhe te vazhdoje drejtesia osé vete prokuroria te hapi nje hetim. Keto qe ju thoni jane materiale te mjaftushme per tu hetuar. Apo keto jane si gjithmone jo nga ju por nga è gjithe klasa politike qe fol fol se dicka do te ngelet.....
PërgjigjuJe i paarritshem z. Mero Baze.
PërgjigjuE pa falshme per nje gazetar larg kazanit .Me gjith redpektin qe kam .per mua ke bere krim dhe duhet te ndeshkohedh .nuk asht e leht dhe burrore te luajsh me jeten e tjetrit qoft kush qoft po ti ne ate kohe ke pas perpara pjaten e mbushur nga Saliu dh2 tani nuk pin uje pilafi ti je me fajtor se saliu per kte problem turp .Po ktheja nga vetja nje here dhe gjykoje se sa krim asht .
ja ke fut kot , po pse e botove kur te dha sala e nuk e verifikove vet tashi je i sinqert , jo tani nuk ke ma nevoj per salen