Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua

Për shumëkënd, shahu është një gjimnastikë e trurit. Për Eglantina Shbanajn është shumë më tepër.

Në çdo lëvizje që bën, pas çdo procesi mendimi, fshihet një analizë e kujdesshme drejt fitores. Deri më tani numëron 15 trofe, por kampionia vazhdon stërvitet për garat pasardhëse.

“Fillimet e mia në këtë sport, gjimnastikë të mendjes dhe një hobi që do ta kem gjithë jetën kanë qenë kur isha vetëm 5 vjeç. Babai filloi të më mësonte shahun, i cili më tërhiqte dhe më tërheq shumë.

Luaja me orë të tëra, stërvitesha me ata pak libra që ishin në gjuhën ruse dhe në moshën 8 vjeç mora pjesë për herë të parë në gjysmëfinalet e kampionatit kombëtar në ‘87 në Peshkopi. Gara e parë nuk ishte dhe aq e suksesshme.

Ambicia dhe egoja ime që të shkëlqeja më bëri që të stërvitesha shumë dhe në garat pasardhëse, kur isha vetëm 14 vjeç, unë dola për herë të parë kampione Shqipërie.

Nga atëherë dhe sot janë numëruar shumë kupa, 15 herë kampione kombëtare, gara ndërkombëtare. Sa më shumë të luaj, aq më shumë më duhet të mësoj për këtë shkencë. Pas një dite të lodhshme, relaksi më i mirë për mua është një lojë shah. E ndjej veten aq të freskët sa ta nis ditën nga e para”, tregon Egla për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Paralelisht me pasionin, prej 22 vitesh punon si stomatologe. Çdo ditë që hyn në ambientin e punës e shikon si një eksperincë të re.

“Normalisht e kam shumë vështirë që t’i mbaj të dyja. Punoj fort në të dyja fushat.

Ecin paralelisht me mua, njëri është krahu i djathtë, tjetri i majti.

Në mjekësi dalin gjëra të reja, kështu që gjithë jetën do ta bëj me të njëjtin pasion. Stomatologjia ka evoluar dhe evolon çdo ditë. Jemi në kontakt me risitë, bëjmë trajnime çdo vit.

Mendohet se do vendosen folikujt në vend të impianteve dhe kjo do jetë një gjë fantastike”, shprehet Egla.

Emisionin “Një nga ne”  mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv. Për t’u njohur më shumë me historinë e personazhit, klikoni videon më sipër.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë