Të moshuarit në Tiranë pak orë jashtë karantine për të marrë ajër...Një burrë nuk 'e mban' shtëpia, pi kafe e raki në lulishte

TIRANË - Kjo ditë vere, me temperatura të larta, ka bërë që disa qytetarë të shfrytëzojnë sadopak momente të ditës për të dalë jashtë për të marrë ajër të pastër, në kushtet që vendi ndodhet në ditën e dytë të kufizimit të automjeteve private. 

Të moshuarit i sheh pranë njëri-tjetrit, e megjithatë janë kujdesur të kenë maskat mbrojtëse. Kohën e mirë e kanë shfrytëzuar vetëm për pak momente, sa për të marrë ajër të pastër. Ata thonë se janë të përgjegjshëm dhe i respektojnë rregullat e higjienës. Ka edhe nga ata që e kanë të nevojshme të bëjnë një ecje jashtë pasi vuajnë nga sëmundje dhe e kanëtë domosdoshme lëvizjen për qarkullimin e gjakut. Por nuk mund të mungojnë edhe ata qytetarë që nuk i mban shtëpia dhe dalin pa arsye siç është një qytetar që kafen e rakinë zgjedh ta pijë në lulishte i vetëm. 

"Ne kemi dalë të marrim ajër të pastër. Unë jam mjek. Njeriu merr 1 mijë herë frymë në një orë. 24 mijë në 24 orë, dhe është 24 herë i rrezikuar që me ajrin të marrë virusin. Nëse kjo është e vërtetë unë do ishte infektuar nga ky virus 24 mijë herë. Unë e quaj daljen në rrugë, duke iu shmangur kontaktit të afërt me të dyshuarin me bartësin, është një nevojë e njeriut për të marrë ajër. Shoku im mbron edhe veten edhe mua, sepse ka maskë. Nëse do të llogarisësh kontaktet janë ata që të rrezikojnë, por jo ajri. Ne e kemi të nevojshme të dalin një herë në 2-3 ditë", thotë një i moshuar.

1584185935_moshuar.jpg

"E kam të nevojshme pasi na ka thënë mjeku për qarkullimin e gjakut", shprehet një tjetër.

"U mërzitëm, ku të rrimë në shtëpi. Pimë raki edhe kaq, edhe ikim tek shtëpia. Kafen e kam këtu. Çfarë të bëj unë në shtëpi, mërzitem, luajtëm mendsh. Është shumë e drejtë marrja e masave", thotë një qytetar

"Pasi dolëm për blerjet e nevojshme erdhëm për të marrë ajër të pastër", thonë një çift të moshuarish.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shabani: 14/03/2020 15:41

    Kur te shkosh me p*dh te sateme numero 24.000 puthje o toc kuklle.

    Përgjigju
  • Burreci: 14/03/2020 14:51

    Burra të ka...t të pa moral...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale