Të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë

Të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë

Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ka shpallur nisjen e garës brenda partiake, për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike dhe kandidatët për kryebashkiakë.

Dukej se ishte i interesuar të ngjante, sikur kishte nisur puna pas reformës zgjedhore.

Garat para-eliminatore brenda partisë, janë një nisëm serioze dhe është e rrezikshme t’i përdorësh vetëm për të prodhuar një lajm, që të harrohet lajmi i mëparshëm.

Në vitin 2000, kur PD ishte në pikën më të ulët të saj, Berisha aplikoi garën para-eliminatore për kandidatët për kryetarë komunash dhe bashkish, përmes udhëzimeve politike. Për shkak të mungesës së kulturës demokratike brenda partisë, “gara” prodhoi grupe rivale dhe në zgjedhje PD shkoi më e përçarë se kurrë, duke shënuar rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet lokale. Madje pasojat e asaj ndarje që u krijuan, vazhduan deri vonë.

Edhe kur Lulzim Basha, bëri sikur po bënte garë me Sokol Olldashin në vitin 2013, pa asnjë rregull dhe garanci, sërish ideja që po garohej, ndezi gjakrat dhe pas 7 vitesh Basha po e vuan ende ndarjen me mbështetësit e Olldashit, gati gati si ndarje ideologjike.

Prandaj nxitimi i Bashës për të krijuar pritshmëri të tilla, vetëm e vetëm që njerëzit të harrojnë çfarë bëri me reformën zgjedhore, janë të rrezikshme në shumë aspekte.

Një lider që është bërë besnik i listave të mbyllura dhe mos prekjes së sistemit zgjedhor, pra një lider që nuk e lejon popullin të zgjedhë njerëzit e tij, e ka pak të vështirë të bëjë sikur lejon demokratët të zgjedhin kandidatët e tij.

Që demokracia e brendshme të kompensojë mungesën e listave të hapura, duhet që Partia Demokratike apo kushdo tjetër, që kërkon ta aplikojë zgjedhjen paraprake të kandidatëve brenda partisë, duhet të kenë traditë demokratike të konsoliduar dhe traditë të njohjes rezultatit për t’u bashkuar për garën e madhe. PD është partia simbol e mungesës së demokracisë, mungesës së garës dhe mungesës së njohjes së humbjeve. Përpjekja e Bashës, për t’i gënjyer se do ta kompensojë mungesën e listave të hapura, me hapjen e garës brenda partisë, vetëm sa do rrisë pritshmëritë për ndarje të reja brenda PD. Atë inat që mund t’ia nxirrnin Edi Ramës në zgjedhje, do t’ia nxjerrin Lul Bashës në zgjedhjet brenda partisë.

Por më e keqja është se dhe kjo nuk do të ndodhë dhe do t’i rritet dhe më kostoja e kësaj shakaje.

Po kaq e rrezikshme është pritshmëria që u krijon të vetëve duke i gënjyer se do ketë zgjedhje lokale në tetor. Zgjedhjet lokale, janë zgjedhje që zhvillohen një herë në katër vjet. Nuk ka zgjedhje lokale të parakohshme, përveçse zgjedhje lokale të pjesshme, aty ku mungojnë kryetarët, si në Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë etj. Por dhe ato me sa duket nuk ka dëshirë t’ua bëjë Ilir Meta. Gënjeshtrat se do ketë zgjedhje lokale të reja, duke e lënë të kuptohet, duke “bërë gati” kandidatët , është një mënyrë për t’u dhënë një lodër në duar demokratëve, që të zbaviten dhe të pushojnë së qari, për marrëveshjen për të mos pasur reformë zgjedhore dhe për të mbrojtur sistemin e vjetër.

Nevoja për ta harruar “suksesin” e marrëveshjes zgjedhore duket se e ka shtyrë Lulzim Bashën të krijojë pritshmëri të tjera, për t’u krijuar idenë se tani jemi afër pushtetit.

Atë që nuk ua dha dot me ndryshim sistemi zgjedhor, ua premton se do t’ua japë me zgjedhje brenda partisë, kurse atë që ua hoqi nga duart më 30 qershor u premton se do t’ua japë në tetor.

E kuptoj që është në hall e duhet të gënjejë pas marrëveshjes, për të ruajtur sistemin e vjetër, por në këtë rast, gënjeshtrat e tij për të harruar marrëveshjen, bëjnë më shumë dëm, se vetë marrëveshja. Është si thotë populli “të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 07/06/2020 23:30

    Luli te heqe njeher hurin qe ka ne by** e qe ja ka ngul pipulli me vote disa here pastaj te mendoj tjerat

    Përgjigju
  • O tej: 07/06/2020 23:23

    O Lulush mavria nga te shkon lopa nuk te shkon dhia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan-Krutje (EMRI)

Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan-Krutje (EMRI)