Të ngrihesh mbi urrejtjen, Shkodran Mustafi për Sinisa Mihajlovic: Unë shqiptar dhe ai serb, më ndihmoi të jem kampion bote
Shkodran Mustafi dhe Sinisa Mihajlovic
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Serie A, Sinisa Mihajlovic u nda dje nga jeta në moshën 53-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundonte prej 2019. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta reagimet e shqiptarëve për hapësirën që iu dha ndarjes nga jeta të ish-futbollistit në media. Tej urrejtjes për kombësinë e tij serbe, në rrjet nuk mungonin as komentet që ndanin aspektin sportiv dhe atë të prejardhjes.
Në Itali janë kujdesur që të rikthejnë një intervistë të Shkodran Mustafit (aktualisht Levante), mbrojtësit shqiptar që në 2014 u shpall kampion bote me Gjermaninë në "Brazil 2014". Shqiptari tregon sesi Mihajlovic e ndihmoi në kohën kur ishte pjesë e Sampdorias dhe serbi u emërua në krye të stolit (2013).
“Isha i frikësuar nga ideja. Normale, unë isha me origjinë shqiptare (Kumanova), ai ishte serb", thotë Mustafi kur mësoi se te Sampdoria në 2013 do e drejtonte Mihajlovic.
"Mihajlovic më ka dhënë gjithmonë qetësi, më ka bërë të ndihem i mbrojtur. Falë këshillave të tij të vlefshme, jam pjekur shumë si futbollist. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, mendoj se është padyshim ai që ka arritur të më nxjerrë më të mirën në fushë", vijoi Mustafi.
"Ai duket një trajner që është gjithmonë i hapur për dialog, ai i jep forcë ekipit edhe sepse shpesh e vë theksin tek ajo që nuk shkon. Në fund të sezonit të kaluar falë tij fitova një thirrje në kombëtaren gjermane", thoshte Mustafi në 2014.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Juventusi i thotë lamtumirë Danilos, prezanton mbrojtësin e Chelsea
28 Janar, 09:40
-
GOLAT/ Interi i shënon 'poker' Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr! Fiorentina sukses në kryeqytet
26 Janar, 15:36
-
GOLAT/ Napoli përmbys 2-1 Juventusin dhe mban kreun e Serie A! Atalanta fiton pas katër ndeshjeve, i falet Reteguit
25 Janar, 17:27
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
'Asist' nga dëmtimet, ndryshon situata e Elseid Hysaj me Lazion
23 Janar, 16:02
-
Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin
23 Janar, 15:27
-
VIDEO/ Kyle Walker zbarkon në Itali, gati firma me Milanin! Detajet e kontratës
23 Janar, 14:14
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Juventusi i 'tregon derën' Dusan Vlahovicit, dy klube nga Premier League e duan që këtë muaj
21 Janar, 21:59
-
Në Itali 'duartrokasin' Kristjan Asllanin, pjesë e formacionit të javës në Serie A
21 Janar, 18:23
-
GOLAT/ Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1
19 Janar, 16:22