Të paktën 15 ushtarë u vranë në konfliktin në lindje gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andri Lyssenko.

"Të paktën 15 ushtarë u vranë dhe 49 u plagosën në 24 orët e fundit", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

"Në luftimet që kanë pushtuar juglindjen e rajonit të Donetskut pranë rajoneve të Komsomolske, Vassylivka dhe Rozdolne janë të pranishëm luftëtarë rebelë dhe trupa të ushtrisë ruse", njoftoi shërbimi për median i veprimeve ushtarake ukrainase.

Kievi dhe Perëdnimorët akuzojnë që prej një jevë Rusinë se ka vendosur trupa ushtarake në lindje të Ukrainës, më shumë se një mijë sipas moskës. Ndërs Kievi pretendon për 1 600 trupa ruse, nga ana tjetër Moska përgënjeshtron çdolloj implikimi./ATSH/