Të paktën gjashtë civilë u vranë gjat luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorusë në 24 orët e fundit në Donetsk, bastion separatist në lindje të Ukrainës, njoftoi sot bashkia e qytetit.
Bëhet fjalë për humbjen më të rëndë në jetë civilë që prej fillimit të armëpushimit më 5 shtator mes Kievit dhe rebelëve, që tashmë është shkelur disa herë, për t'i dhënë fund pesë muaj konflikt ku kanë vdekur më shumë se 2 700 të vdekur sipas OKB-së.
"Të paktën gjashtë civilë u vranë gjatë luftimeve", deklaroi ndihmësi i kryetarit të bashkisë, Kostiantyn Savinov.
"Pesë persona vdiqën menjëherë për shkak të bombardimeve ndërkohë që një i gjashtë, i palgosur rëndë, vdiq në spital", theksoi ai.
Kievi akuzoi dje rebelët se po kërcënojnë procesin e paqes duke intensifikuar sulmet e tyre kundër pozicionimeve të ushtrisë ukrainase./ATSH/
/Shqiptarja.com