Kavajë-Të pa punë por me jetë luksoze mes plazheve, makinave të shtrenjta dhe bareve. Këtë ka mundur të faktojë policia kur ka nisur hetimet për 6 të rinjtë nga Kavaja e Lushnja të cilët përdornin karta të klonuara për blerje të ndryshme.

Burime për Shqiptarja.com nga Policia e Shtetit bënë me dije se ky grup i klonimit të kartave të kreditit është pikasur 6 muaj më parë dhe ka arritur të bëjë 24 transaksione me vlera të konsiderueshme monetare.

Në qershor të këtij viti rezulton se ky grup kishte mundur që me një kartë amerikane të klonuar të bënte pagesa nërpmjet bankës Intesa SanPaolo në Shqipëri.
Ka qenë kjo bankë e cila ka denoncuar në polici kartën amerikane të hakeruar, kartë me të cilën 6 shokët kishin arritur të mbushnin makinat me karburant të bënin një sërë blerjes mes tyre pagesa për hotele, bare e restorante.

Të rinjtë që shihni në foto Andi Avdyli, Maruis Shehi, Besmir Kollçaku, Klodjan Kukli, Sajmir Krasnaj dhe Denilson Dusha pritet të dalin të mërkurën para gjykatës ku do të njihen me akuzën e mashtrimit kompjuterik dhe masën e sigurisë.

andi avdyli dhe besmir
Në të majtë Adi Avdyli ndërsa në të djathtë Besmir Kollçaku

avdyli shehi
Në të majtë Andi Avdyli dhe në të djathtë Marius Shehi

tuareg mario shehi
(Marius Shehi)

Marius Shehi
(Marius Shehi)

Klodjan Kukli
(Klodian Kukli)

Mario Andi Klajdi
(Andi Avdyli, Klodian Kukli dhe Marius Shehi)

Nga hetimet ka rezultuar se të rinjtë përdornin një sërë automjetesh luksoze dhe ndërrimi i targave për çdo herë që ata shkonin në karburant ishte veprimi që ata kryenin për të humbur gjurmët teksa mbushnin sebratorët e makinave. Karburantet të cilaët kanë rënë preh e blerjes me kartë të klonuar rezultojnë të jenë katër të tillë, të vendosura në autostradën Kavajë-Lushnje.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)