Ministria e Financave ka publkuar listën e dytë me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.
Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për t’i dërguar.
Po kështu, kërkohen numrat e llogarisë bankare në Lek (IBAN) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.
Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'33 vite pa u dënuar me ligj krimet e komunizmit' Besim Ndregjoni: Çështja së shpejti në kongresin amerikan! Duam murin e kujtesës para Piramidës
30 Nëntor 2023, 14:31
-
Papa Françesku pret në Vatikan ish-të përndjekurit, Ndregjoni: Vatikani përkrah shqiptarët antikomunistë
14 Nëntor 2023, 15:41
-
Refleksionet e ish-të burgosurit politik: Regjimet komuniste, shkaktuan 18 milion viktima në të gjithë botën, më shumë se të dy luftrat botërore së bashku
21 Korrik 2023, 09:32
-
Ditët e kujtesës në Shkodër, nderim viktimave të komunizmit! Organizatori: Më në fund e ndërtuam monumentin kushtuar sakrificave e qëndresës
20 Maj 2023, 15:27
-
Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish kreu i të përndjekurve politikë
13 Prill 2023, 08:04
-
Varri me 5 trupa në Përmet/ Pas apelit në Report Tv, reagon Ministria e Kulturës: Varreza dyshohet se është mesjetare, jo viktima të diktaturës komuniste
15 Korrik 2021, 21:29
-
Zbulohet një varr me 5 trupa në Përmet, shoqata e ish-të përndjekurve: Mund të jenë viktima të vrarë nga komunizmi! Asnjë reagim nga institucionet
15 Korrik 2021, 12:32
-
Ndërron jetë aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja
25 Qershor 2021, 14:30
-
Rregullorja tranzitore e Fondit të Kompensimit, ja si do të bëhet klasifikimi me periudha i dëmeve
4 Qershor 2021, 11:14
-
Ish-të përndjekurit të zhgënjyer nga Basha, Çika: PD mosmirënjohëse! Na premtoi shumë, por s'i mbajti! Do ketë pasoja
11 Mars 2021, 13:32
-
Përkujtohen të persekutuarit në Mursi, Familjarët: Torturat e këtij fshati nuk kanë të sosur (VIDEO)
20 Shtator 2020, 20:14
-
Banorët bllokojnë punimet në rrugën Shkodër-Velipojë: Bashkia tha ikni merrni lekët, banka thotë nuk ka (VIDEO)
20 Shkurt 2020, 14:28