Të premten Asambleja Kombëtare e PS, Report Tv zbardh axhendën me tetë pika

Të premten Asambleja Kombëtare e PS, Report Tv zbardh axhendën me tetë pika

Foto arkiv

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtarë të premten, 28 dhjetor ora 10:00. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Më konkretisht, ndër to vlen të theksohet riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, ndërsa pritet të miratohet krijimi i regjistrit dixhital të PS, krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS. 

Axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS

Dy ditë më parë, PS mblodhi Kryesinë ku u diskutua protesta studentore dhe shkaqet që e sollën atë, roli i FRESSH ndaj të cilëve kryeministri nuk kurseu as kritikat për punën e dobët në informimin e studentëve dhe të rinjve për ligjin e Arsimit të Lartë, korrigjimi i gabimeve në qeverisje etj (Lexo këtu). Ndërsa sa i takon ndryshimeve në qeveri, të lakuar ajo pak nga media dhe opinionistë, kreu i qeverisë tha se çdo gjë do vijë hap pas hapi (Lexo këtu).  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/12/2018 18:20

    Timonier ,me programin ekonomik te PPP dhe social qe po aplikon, kot e mbledh asanblene e PS , se ky vetem programi majte socialist nuk eshte . Kur te dhame pushtetin ne 2013 kushim dhoresen per te mbeshtetur te varferit , por ti je i djathte sa me dja . Beji nder socialisteve te lergihesh dhe te vendisesh Rilindjen si parti ne vete ne zgjefhjet qe vine . Se prusnim kete zhgenjim . Moderator hepi komentin se censura vetem e jeqeson Eamen ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale