Kuotat e pranimit në universitete, të cilat duhet të ishin miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u kthyen mbrapsh, pasi 60 degë kishin mospërputje mes emrit dhe programit mësimor.

Sipas zv/ministres së Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, kuotat e pranimit do të miratohen ditën e premte. " Kuotat dhe tarifat e shkollimit nuk u miratuan në mbledhjen e qeverisë pasi kishte shumë degë që nuk kishin lidhje mes emrit dhe programit që u ofrohej studentëve", tha zv/ministrja.

Sipas saj, afati i fundit është dita e premte. Ndaj maturantët të cilët presin plotësimin e formularit A2 do të duhet të presin ende. Ka pasur dhe univerisitete, të cilët kanë hapur programe të reja pa një vendim të Këshilit të Ministrave.
"Janë rreth 60 prgrame mësimore, të cilat kanë emërtesa që nuk kanë lidhje me degën, ndaj ka rinisur korrigjimi", u shpreh Malaj. /ATSH/