TIRANE- Provimi i kualifikimit për mësuesit do të zhvillohet në 18 prill. Nga ora 10-12:30, arsimtarët do të testohen për të fituar kategorinë e kualifikimit. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit përcaktohen rregullat dhe mënyra si do zhvillohet provimi.
“Në një mjedis provimi do të vendosen vetëm kandidatët e një Drejtoria Arsimore Rajonale, sipas rendit alfabetik. Në hyrje të çdo mjedisi provimi, shpallet në një vend të dukshëm, lista e kandidatëve dhe vendi i secilit prej tyre. Në mjedisin e provimit, kandidatët qëndrojnë jo më pak se 1.2 metra larg njëri-tjetrit dhe në atë mjedis nuk do të kryhet asnjë aktivitet tjetër përveç provimit të kualifikimit për mësuesit”, - përcakton udhëzimi i MAS.
/Shqiptarja.com