Të premten Teuta-Vllaznia, trajneri i shkodranëve: 3 pikët për të lënë pas disfatën me Egnatian! Axhenda e javës së 23

Teuta-Vllaznia është një nga dy sfidat e së premtes që hap javën e 23 të Superligës, me shkodranët të cilët duan të kthehen patjetër te fitorja pas disfatës në Loro Boriç me Egnatian. Një disfatë, që Vllazninë e ktheu një hap pas në momentin e saj më të mirë kur po synonte kreun.

“Është një ndeshje speciale kundër Teutës sepse ne duam ti kthehemi ritmit siç ishte para sfidës me Egnatian. Duhet të përmirësojmë disa gjëra, po shkojmë në drejtim të duhur dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të jemi sa më të kujdesshëm. Duam vetëm 3 pkët,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Ndryshe nga Teuta-Vllaznia në orën 16:30, në orën 13:30 Egnatia që mori kreun e Superligës javën e kaluar pret në Rrogozhinë Bylisin.

“Mendojmë të bëjmë më të mirën ndeshje pas ndeshje. Luajmë kundër Bylisit që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit duke mposhtur skuadrat e kreut. Na pret një përballje e vështirë. Për të ruajtur kreun na duhet vazhdimësi. Të luajmë me Bylisin pastaj të mendojmë për vendin e parë,”-Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Të shtunën ndërkohë luhen 3 sfidat e tjera të javës së 23 me Laçin që pret Partizanin, Skënderbeun e vendit të fundit që sfidon Dinamon dhe Tirana-Elbasani në ‘Niko Dovana’ të Durrësit.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Liderja e Die Linke: Jashtëzakonisht e lumtur për rezultatin

Gjermani/ Liderja e Die Linke: Jashtëzakonisht e lumtur për rezultatin