TIRANE- Një fjongo rozë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit do të vendoset në fasadat e institucioneve të ndryshme përgjatë netëve të muajit tetor. Kjo është nisma e Ministrisë së Shëndetësisë për të tërhequr sa më shumë vëmendjen dhe interesin e qytetarëve për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve ndaj kësaj sëmundje.

Mbrëmjen e sotme, fjongoja rozë është projektuar në fasadën e Universitetit Politeknik, ndërsa mbrëmjen e nesërme kjo fjongo do të mbulojë fasadën e kryeministrisë.
 
Gjatë këtij muaji janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, për të rritur interesin e grave për të kryer vizitat dhe mamografinë, në mënyrë që të kapet në fazë të hershme kjo sëmundje, për të bërë të mundur edhe trajtimin e duhur.

fiongo me logo


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)