Japonia vijon kërkimet për helikopterin ushtarak të zhdukur me 10 persona në bord, gjenden pjesë nga helikopteri por jo trupat

 Japonia vijon kërkimet për helikopterin ushtarak të zhdukur me 10 persona në bord, gjenden pjesë nga helikopteri por jo trupat

Helikopteri ushtarak i zhdukur

Një helikopter i ushtrisë japoneze, i zhdukur nje ditë më parë me 10 anëtarë të ekuipazhit besohet se është rrëzuar në det pranë një ishulli jugor pasi objektet që duken se ishin pjesë avioni u pikasën në zonë

Mbeturinat lundruese që besohet se janë pjesë eavioni u vunë re në një zonë në jugperëndim të Tokios.Helikopteri Black Haëk, u zhduk nga ekranet e radarëve pranë ishullit Miyako të enjten dhe akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur me fatin e ekuipazhit.Mendohet se ka ndodhur një aksident ajror, por akoma nuk ka njoftim zyrtar për këtë.Mbeturinat lundruese që mund të jenë pjesë avioni janë vërejtur gjatë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi por nuk janë gjetur 10 personat në bord.

Helikopteri transportues me 10 anëtarë në ekuipazh u zhduk rreth orës 15:55 dhe përbëhej nga dy pilotë, dy inxhinierë dhe gjashtë anëtarë të tjerë të ekuipazhit.Policia bregdetare japoneze ka gjetur disa pjesë të mbetjeve që besohet se janë nga helikopteri, duke përfshirë një derë, një seksion krahu dhe një varkë shpëtimi ende në mbështjellësin e tij.

Helikopteri u zhduk nga radari ndërsa ishte në një mision zbulimi në veri të ishullit Miyako, tha kreu i Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore, Yasunori Morishita, në një konferencë shtypi.Qeveria po ndërton në mënyrë agresive aftësitë e saj mbrojtëse në Japoninë jugperëndimore në përgjigje të aktivitetit ushtarak gjithnjë e më këmbëngulës të Kinës në rajon, duke përfshirë Tajvanin.

Kyodo Neës tha se anijet e rojes bregdetare japoneze gjetën gjithashtu gjurmë nafte që mund të lidhen me helikopterin e zhdukur, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin raportin.

Morishita tha se helikopteri ishte i vendosur në një bazë ushtarake rajonale kyçe në prefekturën Kumamoto në ishullin kryesor jugor të Kyushu dhe një nga 10 anëtarët e ekuipazhit të tij është komandanti i divizionit, Yuichi Sakamoto.

"Për të shpëtuar të gjithë ata që ishin në bord sa më shpejt të jetë e mundur, ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos ... duke përdorur anijet dhe avionët e forcave të vetëmbrojtjes detare dhe ajrore, si dhe anijet e patrullimit të rojes bregdetare," tha ai.

Luftanijet në zonë

Anijet e marinës kineze që udhëtojnë drejt Oqeanit Paqësor nga Deti i Kinës Lindore shpesh kalojnë pranë Miyakojima, e cila ka pritur lëshuesit e lëvizshëm të raketave kundër anijeve të GSDF që nga viti 2019.

Në katër ditët e fundit, mes tensioneve në rritje rreth një takimi midis presidentit tajvanez Tsai Ing-ëen dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy, të paktën tre anije luftarake kineze kanë lundruar pranë ishullit.

Qeveria po ndërton në mënyrë agresive aftësitë e saj mbrojtëse në Japoninë jugperëndimore në përgjigje të aktivitetit ushtarak gjithnjë e më këmbëngulës të Kinës në rajon, duke përfshirë Tajvanin.Morishita nuk tha nëse helikopteri ishte i përfshirë në gjurmimin e ndonjë aktiviteti ushtarak kinez.

Kyodo Neës tha se anijet e rojes bregdetare japoneze gjetën gjithashtu gjurmë nafte që mund të lidhen me helikopterin e zhdukur, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin raportin.Prioriteti i qeverisë tani është të shpëtojë ata që janë në bord, tha kryeministri japonez Fumio Kishida në komentet e transmetuara nga transmetuesi publik NHK.

“Të shpëtojmë jetë është prioriteti ynë më i madh”, tha kryeministri Fumio Kishida.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja