Të shtëna armësh në veri pranga
një serbi për sulm ndaj policisë

Të shtëna armësh në veri pranga <br />një serbi për sulm ndaj policisë
Situata në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës është tensionuar, ndërsa banorëve shqiptarë të kësaj zone u është vështirësuar lëvizja. 
Rreth 100 serbë janë duke protestuar para komunës paralele serbe në veri të Mitrovicës, ndërkohë që janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Protestuesit janë duke kërkuar lirimin e Jovica Miljkovicit, i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, transmeton Kosovapress.
Poashtu, gazetarët Musa Mustafa i `Kohës Ditore` dhe Alidin Damati i `Kosovapressit`, janë sulmuar në pjesën veriore të qytetit nga një grup ekstremistësh serbë, në momentin kur këta po e përcillnin protestën. Në këtë zonë po vërehet prani e shtuar e pjesëtarëve të policisë dhe KFOR-it. 

Arrestimi i serbit të dyshuar u bë sot për rastin e demolimit të pikës mobile të Policisë së Kosovës, e cila ishte vendosur tek “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicë, pas vrasjes së Selver Haradinajt, ka bërë që serbët lokalë sot të bllokojnë rrugën kryesore në lagje. 

J.Miljkovicin (1975), dyshohet se në bashkëpunim me një grup demoluan një pikë kontrolli të Policisë, e cila ishte vendosur te “tre rrokaqiejt”, për të siguruar banorët e lagjes pas vrasjes së Selver Haradinajt në banesën e tij, thuhet në një kumtesë të Policisë së Kosovës.

Arrestimin e J.Miljkovicit e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Personi i arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me një grup të personave të tjerë dëmtuan, gjegjësisht demoluan pikën mobile të Policisë së Kosovës që ishte vendosur në lagjen ‘Tre rrokaqiejt’ pas vrasjes së Selver Haradinajt. I dyshuari aktualisht po intervistohet në prani të avokatit mbrojtës”, deklaroi Hoti për Kosovatimes.

Arrestimi i J.Miljkovicit,sot në orët e mëngjesit, në fshatin Suhadoll të Mitrovicës sipas zëdhënësit Hoti ka ngjallur reagime të serbëve lokal të cilët menjëherë kanë bllokuar rrugën “Kolashini” në afërsi të “tre rrokaqiejve”. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra të shuara në 24 orë, 5 aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra të shuara në 24 orë, 5 aktive