SHBA- Tre anëtarë të ekipit të futbollit të Universitetit të Virxhinias u qëlluan për vdekje, ndërsa dy të tjerë u plagosën në të shtënat, të cilat ndodhën në një autobus të mbushur me studentë që ktheheshin nga një ekskursion të dielën në mbrëmje në Virxhinia.
Policia ka arrestuar një student të Universitetit të Virxhinias, Christopher Darnell Jones Jr, si personin e dyshuar që hapi zjarr në kampusin kryesor të shkollës në Charlottesville, teksa një autobus kthehej nga një ekskursion në klasë.
Të rinjtë që humbën jetën janë Devin Chandler, Lavel Davis Jr. dhe D'Sean Perry, që të gjithë anëtarë të ekipit të futbollit “UVA”. Dy studentët që mbetën të plagosur po trajtohen në Qendrën Mjekësore UVA, ku njëri në gjendje kritike dhe tjetri në gjendje të mire.
"Kjo është një ditë e trishtuar, tronditëse dhe tragjike për komunitetin tonë UVA," tha Ryan. “Më lejoni të them sa keq më vjen shumë për viktimat, për familjen dhe miqtë e tyre.”, tha presidenti i universitetit Jim Ryan.