Një person i armatosur qëlloi një ushtar kanadez në Memorialin e luftës në Otava duke e lënë atë të vdekur dhe më pas u fut në godinën e parlamentit të Kanadasë ku shkëmbeu zjarr me policinë.
Të shtëna të shumta janë dëgjuar brenda dhe jashtë Parlamentit, ndërsa një i armatosur sipas zëdhënësit të qeverisë ka vdekur. Por qyteti mbetet i “izoluar” pasi policia dyshon se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë sulm dhe që mund të përbëjnë rrezik. Policia e vendit bëri apel për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg dritareve.
Sapo u dëgjuan të shtënat autoritetet e vendit larguan Kryeministrin Stephen Harper, duke e dërguar në një vend të sigurt.
Sulmi ndodhi pak orë pasi Kanadja rriti nivelin ndaj kërcënimeve terroriste, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Kaida, ndërsa një tjetër ushtar u vra të hënën.
Jean-Christophe de Le Rue, zëdhënës i ministrit për Siguri Publike, tha se rritja e kërcënimit do të thotë se shërbimet e inteligjencës kanë tregues se “individë apo grupe brenda Kanadasë ose jashtë saj, kanë për qëllim dhe aftësi për të kryer një akt të terrorizmit”.
Këtë muaj Kanadaja i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Por ende nuk ka asnjë konfirmim nëse ndonjëri nga sulmet e kësaj jave është i lidhur me ISIS.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO