Shkodër/ Viktor Marku qëllon me armë pas sherrit me disa të tjerë, shoqërohet në polici! U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës 4 vite më parë, por u la i lirë

Shkodër/ Viktor Marku qëllon me armë pas sherrit me disa të tjerë, shoqërohet në polici! U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës 4 vite më parë, por u la i lirë

Viktor Marku

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Viktor Marku është personi që qëlloi dje në ajër me armë pas një konflikti me disa persona. 

Marku pas ngjarjes është ndaluar nga policia ndërsa mësohet se ka qenë i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë. Ai u lirua për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qëlluar në drejtim të personave që u konlfiktua, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Përveç Markut, u shoqëruan dhe të dy persona të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij. Në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Ende nuk dihet arsyeja se pse është regjistruar kjo ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Vrasja e Hekuran Billës

Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastain Mali u arrestuan për atentatin e vitit 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë, ku mbeti i vrarë Hekuran Billa. Mali e Marku u prangosën pas dyshimeve se e nxorën në pritë Billën me një vajzë. Kjo e fundit ishte infiltruar nga hasmi për ta nxjerrë biznesmenin në pritë. Fillimisht në dëshminë e saj ajo u shpreh se ishte paguar nga Viktor Marku, për t'i qëndruar pranë Billës, por më pas përpara prokurorëve ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje, teksa ka hedhur poshtë dhe zërat se ajo ishte paguar për të nxjerrë në pritë viktimën. Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës