Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit

KRUJË- Sherri për pronën mes kushërinjve në Mamurras të Kurbinit ka përfunduar në plagosjen e 3 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras të Krujës. Shkak është bërë një sherr i nisur mbrëmjen e sotme për motive pronësie për një sipërfaqe toke që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të plagosur kanë mbetur polici Sahit Ahmetaj (Sela), kushëriri i tij Adrian Sela dhe Fatos Sela. Polici ka qëlluar me armën e shërbimit, por ka qenë jashtë orarit të punës. Ardian Sela me të vëllanë Fatos Sela po kryenin punime për rrethimin e një sipërfaqe toke e cila pretendohet nga dy palët.

Në vendin ku po kryhej rrethimi ka mbërritur efektivi i rrugores, i cili në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushërinjve të cilët i janë kundërpërgjigjur me armë. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dy prej kushërinjtë kanë mbetur të plagosur në këmbë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në spital është dërguar i plagosur edhe Fatos Sela.

"Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit Sahit Ahmetaj (Sela), (punonjës Policie jashtë shërbimit) dheAdrian Sela, kushurinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri

Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri