Agjenti i krimeve të Dibrës vret 29-vjeçarin në një market në Tiranë! Ja video e momentit të ekzekutimit, në xhepat e të riut u gjet kokainë! Polici në arrati

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një agjent krimesh me detyrë në Dibër, ka qëlluar me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri). Vrasja ka ndodhur brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, Arbër Sula, është në kërkim nga policia.

Fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Jurgen Duka nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të arrestuar autorin e vrasjes.

Sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet
Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.

Duka u arrestua një vit më parë, u ekstradua në Itali dhe fitoi lirinë
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. 29-vjeçari mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Duka u ekstradua në Itali për t'u gjykuar ku fitoi lirinë.

Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.

Akuzat dhe dënimet nga viti 2013 në vitin 2020
Jurgen Duka, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale "Mashtrimi" dhe në vitin 2014 është proceduar për "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".
Në vitin 2016 Jurgen Duka është dënuar me 8 muaj burg për veprat penale "Falsifikimi i monedhave".
Në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Përndjekja”.
Në vitin 2020 Duka u arrestua për drogë së bashku disa persona të tjerë.

VIDEO nga operacioni 'Riviera' i vitit 2020 ku arrestua dhe viktima Jurgen Duka

Marketi ku ndodhi sherri

1639475785_duka.jpg

Momente nga vrasja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Vrasja në Tiranë, Jurgen Duka u ekstradua në Itali dhe fitoi lirinë pas akuzave për trafik droge

1639476145_fotoduka.jpg

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për esktradim në Itali për Jurgen Dukën. Ky vendim më pas është lënë në fuqi edhe në Apelin e Tiranës. Më pas, Jurgen Duka ka bërë kërkesë për ndryshim mase, por menjëherë e ka anuluar këtë kërkesë. Gjykata në datën 13 nëntor 2020 e ka ekstraduar në Itali për akuzat e trafikut të drogës. 29-vjeçari Duka pasi është ekstraduar në Itali ka fituar lirinë dhe është kthyer sërish në vendlindje. Ai u qëllua me një plumb në zemër pas mesnate nga efektivi i policisë, Arbër Sula.

Ora 12:11
Vrasja në Tiranë, autori punonjës policie në Dibër

1639480313_1639476145fotoduka.jpg

Arbër Sula, agjent i krimeve në Dibër është autori i vrasjes së Jurgen Dukës sot në Tiranë. Sula pas krimit është larguar nga vendngjarja ndër është në kërkim nga policia.

Ora 11:05
Report Tv siguron pamjet e vrasjes në Tiranë, momenti kur 29-vjeçari qëllohet me armë brenda në market

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vrasja e Jurgen Dukës orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe një person ende i paidentifikuar debatojnë fillimisht brenda në një market 24 orësh. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe autorit ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë të rinjtë që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, autori del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.

Ora 09:56
Vrasja në Tiranë, shoku i viktimës: Sherri nisi për radhën në market se kush do paguante i pari

 

Detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit Jurgen Duka. Shoku i tij ka deklaruar para grupit hetimor se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur se kush do paguante i pari. Burime nga policia thonë se autori, që nuk është identifikuar akoma, është larguar me një automjet.

Ora 07:54
Zbardhet dinamika e vrasjes në Tiranë, Duka u qëllua pas një sherri në market, ndërroi jetë në spital

 

Report Tv mëson të tjera nga vrasja e të riut Jurgen Duka (Mëziri) në Tiranë. Mësohet se Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende. Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. Jurgen Duka mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji amerikan: 15/12/2021 02:25

    Ligji amerikan thote ! Policia përgjigjet me te njejten shkalle dhe kunderpergjigjet si agresori pra dhe kerkon perforcime, për mua kjo ngjarje tregon një polici të papargatitur psikologjikisht , një polic i cili në fakt duhet ta kuptoje që asnje jetë ska vlere ! A eshte shqipëria vend i sigurte ? Absolutisht jo ! Çfarë ndodh duhet që në cdo vend publik mbi 30-40 vetë pra market apo qëndra medha Duhet sensor per arme që askush të mos jetë me arme pervec policise apo rojeve ! Në USA nuk gjuan polici po nuk pa arme Pra rrezik (mos harroni që USA ka ligj armesh liberal)! A ka ndikuar kovidi? Po policia eshte lodh , lodhje në kovid në protesta në trafik , lodhje nga ekonomia, lodhje nga reforma, mendoj që paikologjikisht jane lodh te gjithë Nga pak dhe nuk po mban me ujë pilafi njerez të qorodit dhe fytyra të mpira shikon cdo dite , lind pyetja si zgjidhen keto probleme ? Vetëm me trajnim , policia duhet të jetë e paprekshme , pasi nuk luhet me zjarrin por nuk duhet te tejkalohet kompetenca , uroj që Shqiptarët ta kuptojme që me keto ritme po shkojme drejt vet-zhdukjes si komb, vetëm lajme zeza shikojme! Lind pyetja a duhet policia të kete me shume prioritet pra të jetë me shume e specializuar dhe të paguhen me shume ?? Lind pyetja policia për ke eshte ? Per qytetarin eshte dhe në një vend publik market ka edhe njerez pafajshem , pra dikush që po blen diçka per konsum ! Një shprehje e vjeter thote “Çfarë ta bën sekondi nuk ta ben mot moti” pra një sekonde gabim në jetë eshte gabim i madh ! Ngushëllime familjes dhe uroj që populli shqiprtar te mos kete ngjarje vuajtje dhe lufte njeri me tjetrin se lind ajo pyetja “Si jane Shqiptarët ?” -Shqiptaret, si jane ? Ashtu siç I do hasmi dhe armiku ! Pra një shqiperi rrumpalle eshte lajm i mirë për armiqte tane Serbi e me shoke !!! Tirana eshte bere gati e paketueshme shume stres , parking , stres në dyqan , vetëm shkollat dhe univeristetet kane vlere sepse kryeqyteti sot jep shume stres , që nga akustika deri në cdo detaj ! Prandaj mos gjykoni 700,000 shqiptar që kanë emigruar, keto vite ! Atje nuk shtyhet fatkeqesisht !

    Përgjigju
  • KRS: 15/12/2021 02:12

    Polici ka qelluar 2 here. Hera pare kur barkderi iken me vrap eshte gjuajtje ne ajer per paralajmerim, barkderi me te bardha iken me vrap, trimi merhumi i hidhet dhe e sulmon, ne ket moment ka ber gjuajtjen e dyte ndaj agresorit. Polici ska pike faji. Ndaj kan policet armen per tu vetmbrojt kur ndihen ne rezik per jeten. Aty agresioni eshte i dukshem real dhe eminent. Mbrojtje ligjshme, asgje me shume.

    Përgjigju
    • MIG aviation: 15/12/2021 13:14

      Po piloti luftarak qe ka MIG apo F35 pra avjon luftarak kur ka ngaterrese a duhet ti fuse predhë në ajer ?! Sipas logjikes suaj i bie nje pilot ushtarak kur ben sherr merr avionin edhe te fut predhën?! Nuk funksionon keshtu por mjerë atyre qe ju ka rene ky hall sepse nje jete kemi ! Uroj qe shqiperia te behet nje vend i qetë me ekonomi sikur vendet nordike pra uroj sa me pak lajme te tilla në shqiptari!

  • Iris: 15/12/2021 01:06

    Si gjithemone,padurimi dhe gjaknxehtesia sjell keto pasoja.Perse duhet te ziheshin per rradhen,sikur sa e gjate ishte rradha?!Imagjinoni tani ne kohen e Xhaxhit kur njerezit rinin ne rradhe me te vertete te gjata e shpesh ziheshin,imagjinoni sikur te kishin patur arme dhe atehere cdo te behej?! S.d.q.ne rastin e mesiperm,duket qe polici eshte ndjere i rrezikuar,i rrethuar nga gjithe keta djem dhe i shtyre ne kend.Dhe pastaj ai djali me bluze te bardhe,nxjerr perpara gjoksin dhe barkun,ne shenje force,fjale e shtytje shkembehen dhe ne fund duket qe viktima e godet policin me dore,me sa duket pas ndonje te share.Ne fund shkrehet arma.Mund te dallohet qe ne fillim qe do perfundohej ne perleshje,mjafton te shohesh levizjet nervoze te te gjithe djemve ne video.Tamam si bishtat e qenve qe i tundin e i ngrene lart kur jane nervoze.Energjia negative ishte e dukshme.

    Përgjigju
  • Burrel: 15/12/2021 00:32

    O milet ndodhi ca ndodhi kaloj por prisni ca do ndodhi se ai qe eshte vrra nuk e keni iden se ca fisi eshte e sa te fuqishem jan i kan den provat per hasmeri

    Përgjigju
    • Rsu: 15/12/2021 02:05

      Ashtu si ai legeni shtrir fo perfundoj dhe fisi.

  • XXX: 14/12/2021 19:37

    O te lumte ajo dore e tu befte dita 1000 qe e qerove ate funderine. Kshu duhen vrar si qen rugesh te gjithe kta legenat, mjelloshat e zorraxhinjte qe bejne si te forte e i bien ne qafe njerezve.

    Përgjigju
    • Alb: 14/12/2021 20:33

      Po bravo i qoft tani do i ket dyert e hapura dhe i pari ne rradh.

  • Ceno: 14/12/2021 19:26

    Te ja fuste dhe atij me te bardha ndonje plum kokes meqe i hyri asaj pun

    Përgjigju
  • Shokuse: 14/12/2021 18:46

    Atije me te bardha ja pavi sherrin shoku qe ju vra edhe polici. Por ça donte polici jashte sherbimit me pistolete.

    Përgjigju
  • Alb: 14/12/2021 17:25

    Ky ashte brezi i demokracis si kena edoku dhe mesu

    Përgjigju
    • Alb: 14/12/2021 18:41

      Edhe i kena armatos

  • Drejtesia: 14/12/2021 16:52

    Ja paska dhene denimin e merituar ,ate qe se beri drejtesia e beri policia.Keshtu meritoj e keta qurrashe. Me siguri ka then "kam bo burg ,jam i forte'

    Përgjigju
    • Ehuuu: 14/12/2021 17:07

      Te bej burg sa te doj, e te ishte i fort. Ama para plumit as burgu e as fortesia nuk ka

  • Trump: 14/12/2021 16:11

    Nuk e kuptova pse iku me vrap polici ? Ishte ne te drejten e tij te vetembrohej. Duhet te kishte thirrur perforcime, urgjencat dhe te siguronte vendin e ngjarjes.

    Përgjigju
    • Grupi: 14/12/2021 21:03

      Iku me vrap sepse kreu krim. Iku me vrap sepse eshte vrases jo polic. Nuk i merret jeta tjetrit kushdoqofte ai ne ate menyre skandaloze.

    • Cuko: 14/12/2021 18:32

      Polic , pra

  • TR: 14/12/2021 16:01

    Nji pjesē tmir të zonës aty i njof por o çuna do byth TRRIMNIA,GANGSTERLLIKU ene JETA NOTËS dhe e RRUGËS. Pi ça të dush sa të dush por ment mos i pini.Shum shpejt kto skena do i shofim rreth por ene në bllok.nuk tbo trrim as shpia barit e as bluzet disquared2 e as mjekra si arab apo makina mbi 60 000€. Mlidhni menien se do ju mledhi shpia me fshes rrugve. VIKTIMA ra viktimë e shokut bq me bluze tbardh që kishte me vete,pêr tu vra ishte ai i pari e masanej ky tjetrri.RRESPEKTE TRRIMAT E viteve mas 2005.

    Përgjigju
    • Genci: 14/12/2021 16:11

      Ai me te bardha e donte plumbin .e moren ne qaf policin

  • Andi: 14/12/2021 15:23

    Ky me tebardha ja beri gropen e iku i pari me vrap ,ca shoku

    Përgjigju
  • Ari: 14/12/2021 15:04

    Zoti te marte ne Parajse... Po ky shoku me bluz tbardh ta paska bo gropen. O polic nuk tbie burrnia kur tzen rradhen... po kurr bie nburg.

    Përgjigju
  • skelari: 14/12/2021 14:50

    O Edo, doli nje kandidat tjeter per qytetar nderi, dhe per emer rruge. Policin shite direkt, sic e ke zakon... Dhe presim ne te jetojme si njerez - shih komentet e shumices qe justifikojne gangsterin qe vajti per lesh, harrojne qe kjo pjese shkerdhate e shoqerise po ja nxin jeten pjeses normale. Nuk vijme era qyteterim as ne qarkullim rrugor, as ne dyqan, as ne marrdhenie pune, as ne trotuar pikerisht prej kesaj pjese llumi qe ben c'te doje dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Ky fakt eshte nje nga faktoret qe i shtyn individet e qyteteruar te emigrojne, per nje jete ku te mos ndihet te dhunuar e te pambrojtur cdo ore te jetes, sic ndodh shpesh ketu.

    Përgjigju
    • RRR: 14/12/2021 19:46

      Ti vrasim si qen rrugesh kta legena. Ket pjese llumbi ta spastrojme. Si ky polic sot duhet te jene te gjithe. Ta kishte qeruar edhe ate legenin me te bardha do kishte ber mire.

    • Urban: 14/12/2021 15:54

      Plotesisht dakort!

    • Gg: 14/12/2021 15:26

      Respekt

  • PETRIT: 14/12/2021 14:27

    Nje maskara me pak, qe neser kushedi se ke do merrte ne qafe, As familja nuk meriton ngushellime, sepse nuk paska investu aspak ne edukimin e tij.Ndersa atij kones me bluze te bardhe po i them qe te nderroje rruge dhe te vije ne udhen e perendise sepse ne rrugen qe ka , nuk ka fund tjeter.Shpresoj qe kjo te jete te paktes si mesim per njerezit qe te bejne jeten ne udhe te rregullt, sepse KRIMI NUK VLEN.

    Përgjigju
  • Shkodra: 14/12/2021 14:13

    Ky duhet me i ba 30 vjet burg . Kush je ti qe nxjerr armen e qellon per nje sharje ? Po keto jan policet qe i kan fut ne polici pa asnje kriter

    Përgjigju
    • Daku: 14/12/2021 19:47

      Po te ishe ti o legen te te zhdepnin ne grushta ata e te linin si legen ca do beje? Plumbin e kan pak ata klusha kurvash.

    • Urban: 14/12/2021 15:57

      Eshte qytetari qe ka 30 vite qe pret ne rradhe pa share njeri. Pilafi nuk mban me uje!

  • Fshati: 14/12/2021 14:06

    Me sa duket ne pamje personi qe qelloi eshte ne vetembrojtje te ligjeshme. Ndersa fakti qe personi na qenka punonjes i policise tregon nje paaftesi te frikshme te agjentit te policise.

    Përgjigju
    • Ruli: 15/12/2021 00:37

      Mbrojtje e ligjshme ky me grusht edhe ai me pistolete?! Ti nga polici pret te shpetoje jete apo te kurseje jete, jo te marre. Gjynaf.

  • Profesionist: 14/12/2021 13:40

    Jam plotesisht dakord me Grupin me poshte,ngushullime familjes se ne rradhe te pare u vra nje njeri,per kete punonjes policie humbi karieren dhe tani burgun me e pakta 12 vjet,duhet te prezantohej si punonjes policie ne fillim dhe fare mire mund te merrte sallen operative per ndihme nuk ishte e nevojshme perdorimi armes, me koke te ftohte fiton gjithmone.

    Përgjigju
    • XXX: 14/12/2021 19:48

      E daku eee pjerdh mjelloshi e llumbi se je polic. Ata vetem plumbi i mban

  • Grupi: 14/12/2021 13:02

    Vrasje qe mund te ishe shmangur. Polici ka vepruar si gangester. Max qe duhej te bente ishte te qellonte tek gjymtyret dhe jo ta ekzekutonte pa gjyq. Nese nuk je afte te mbash dhe te perdoresh armen atehere nuk je per ate pune. Nuk vritet tjetri me armen e sherbimit sepse te zuri rradhen, duhey ts toleroje dhe mos te beje fjale kur i pe te dehur. Nuk ka justifikim fare kjo vrasje. Turp

    Përgjigju
  • Boli: 14/12/2021 13:01

    Ky viktima ska pas kohe as tpendohet per faktin qe ka ndejt me shoke bola sumce me bluze tbardhe.Nese vihet re me vemendje sdo kish vdek ky nese ai boli me bluze te bardhe sdo bonte si chiuaua.Polici u terhoq ishte mbrapa shkoi boli ordiner me lef si kone e ky tjetri iku per lesh qeni se jane mesu me ju gjujt robve tpambrojtur dhe paqesore.Deri diten kur del baca pri dibret nsupermarket e ta pret bileten one way np te arushes. Si gjithmone policia shqiptare profesionale deri nthembra. Polici pasi e pa qe gjendja po tensionohej ju beri te ditur civileve qe ishte punonjes policie dhe ju tregoi shenjen dalluese per te shmangur konfliktin. Pasi u ndje i rezikuar paralajmeroi qe kish arme dhe qe do e perdorte per vetembrojtje. Dhe ne fund fare qelloi ne ajer per tmbrojtur veten kur e pa qe konflikti po behej me i rezikshem fizikisht. Personalisht sdo investoj me ne bitcoinsa por ne biznes vrasjesh me pagese sepse e ardhmja eshte me shume se e ndritur duk pasur parasysh faktin qe dhe polici pas qafe e ka per pak kohe do i shkoj viktimes nga pas deri kur ta kuptojne qe kush vret do te vritet sikurse esht shkruar ne kanun shekuj me pare dhe akoma nuk eshte futur ne koken e bagetive qe gelojne me shumice neper shqiperi.

    Përgjigju
    • Polici: 14/12/2021 14:39

      O plak jane zene ne oret e para te mengjesit ne nje supermarket qe rri hap 24 ore dhe keta jane te gjithe shperndares dhe perdorus droge se bashku me policin punojne turni i trete. Polici nuk ishte ne detyre dhe arma qe mban nuk eshte e policise. Sa per shoket duket hapur qe e ka ngrene kot po kot fare, shoku iku i pari me vrape sapo plasi arma.. nuk ka miqesi e besnikeri me drogaxhinjte.

  • tomi: 14/12/2021 12:30

    Po pse duhet ta thuash, qe eshte perdorues lendesh narkotike, nga pamjet duket qarte se se si ka ndodhur. Nqs ai qe qelloi eshte polic, eshte turpi i tij dhe Policise se Shtetit, qe ka nje legen te tille ne strukture.

    Përgjigju
    • XXX: 14/12/2021 19:50

      Kur te te qijne motren ty e tw rafin si legen ne supermarket pastaj hajde e bej moral.

  • Vlonjati: 14/12/2021 12:19

    Filluan ekspertet virtual me keshilla, dhe kujevenesit me komente helmuese. A thua se vetem ne Shqiperi ka njerez te armatosur qe kryejn vrasje per qellime banale.

    Përgjigju
  • Scutari: 14/12/2021 12:02

    Ne mes te Tiranes dhe nuk identifikohet dot autori??!! Nuk ka ardhur nga Korça te bleje ne market jo, aty afer eshte! Urgjent shteti te financoje policine dhe t`i bleje pajisje per identifikimin imazherik te fytyres. Nese nuk jane te zot t`a gjejne se kush eshte atehere kot i paguajme, me mire bleni pajisjet me gjithe program dhe per dhjete sekonda del me emer e mbiemer e gjurme gishtash!!

    Përgjigju
  • Altin: 14/12/2021 11:49

    Nuk ka pas faj fare ky qe ka gjuajtur, shi si e ofendojne ata dhe e godasin. Duhet te kishte vrare dhe ate gangsterin me bluzen e bardhe ai qe futet si alkaponja e ne fund e le shokun ne toke e iken si legen me vrap. Armet sjane te mira po dhe keta te fortet e lagjeve qe ofendojne e futen pa rradhe gjithkund nuk durohen. Teksirati ketij djalit te beje burg tashi

    Përgjigju
    • XXX: 14/12/2021 19:51

      AMIN

  • Xhixhi: 14/12/2021 10:14

    Kur vriten keta rrugecer mua nuk me behet vone, se hiqen ca parazit. Me vjen gjynah vetem per njerez te pambrojtur e te ndershem.

    Përgjigju
    • Popull: 14/12/2021 12:53

      O F 35 gjyko me mendje e jo e me Byth ai tipi 29 po kruhej e po zgjatej vet per ta goditur, tjetri po mundohej ta shmangte, po keta tip me 2.8gr coca ne xhep ju duket bota e tyre, po harrojne qe ka ne kete bote, dhe ne ate bote.. ai zgjodhi vet ne ate bote..

    • per f35: 14/12/2021 12:47

      po psk mo shok. Mos te bej vandamin lart e posht.Sado hundlesh te jesh ka gjithmon nje me hundlesh se ty.Pse nuk vriten hallexhinjte per motive banale po gjithmon kta gangot. Po jetove me pushke ne dore me pushk ne dore do vdesesh.

    • F-35: 14/12/2021 11:15

      Po eshte vetem 29 vjec mor njeri, dhe u vra per nje motive krejt banal. Edhe nese ka patur ato problemet qe thuhen, nuk mund te vritet tjetri per radhen ne market.

  • Turi: 14/12/2021 08:31

    Nuk e kuptoj dot kete gje , shkon tjetri ne market me arme ? Pastaj clidhje ka precedent apo jo kur kjo eshte vrasje momenti jo atentat i organizuar . Kjo eshte rinia e ketij vendi leviz e armatosur ne cdo vend , ne pub , restorant , market gjithandej

    Përgjigju
    • emri: 14/12/2021 17:58

      Artur ti me duket nuk jeton ne kete realitet. kjo nuk ka bythe te rije si ngjarje ti thua : po si ka mundesi? me tre te nates mjeshtrat ne supermarket ku me sa po degjojme ishte bere radha .... shume e gjate e plasi sheri. Fiks me 3 te nates! ne Diber! tipat me precedente po blinin dicka me tre te nates. polici qe kishte punuar tere diten dhe nuk e zinte gjumi nga dashuria per profesionin e mbante me vehte dhe ai kishte etje me 3 te nates! ore kjo video ehste vetem maja ajsbergut, se shume gjera jane ku e ku me keto idiotesirat qe shkruhen ne gazeta... hamendje amatoresh.

    • Albanistan: 14/12/2021 11:02

      Pse cfar ka te shkoj me arme ashtu shkojn edhe ne afganistan

    • Populli: 14/12/2021 09:15

      Tani arma ne brez do mbahet. Si ne tualet, tek berberi apo ne motel pak rendesi ka. Nuk thone kot "hallati punon, i zoti levdohet"

  • Ups: 14/12/2021 08:30

    Sika. Mundesi te gjith keta qe lirohen nga gjykata . Ose njerz se botes se krimit qe lirohen para kohe.. Te gjith vriten ndoshta keta tipa bojn gabimin fatal.. I hyn vetja në qef kujtoj se jan te paprekshem??? Duhet te mesoj te tjeret nga keto taste. Ka dhe te tjer qete vrasin nuk jeni vetem ju.. Do thoni ju pote ishte në burg do ishte gjall Po e vertete osht nuk kam dyshim. Por dhe halla pote kishte k.qe do I thonim daj. Ekam fjalen pote kishte drejtesi nuk do vdiste njeri.

    Përgjigju
    • UPSI: 14/12/2021 14:10

      do i thonim xhaj jo daj :'D

  • SuperMarket: 14/12/2021 08:05

    Heret e paskeni fillu o shqipe! Ca te bani vlla, apo te zuni rradhen e kosit..?! Ndaloni o shqipe se u beme nje dore njerez U paksuam perdite duke vrare njeri tjetrin Me kto shenja pa burrnie! Se te ishim trima do vendosnim fatin e vendit Dhe do pushtonim boten, Por ne deri te vrasja e mikut e shokut e kushuririt Arrijme, skemi prapanice per me teper! Boll me sherre banale se eshte jeta e bukur ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?