Ekzekutohet me 20 plumba Gentjan Qarri në Vlorë! Gjendet e djegur një makinë me targa greke dhe një armë brenda saj, dyshohet e autorëve! Viktima i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali

Ekzekutohet në qytetin e Vlorës me armë zjarri tip kallashnikov 40-vjeçari Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin "Geçe". Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.

Viktima ishte duke ecur në këmbë ndërkohë që nga një automjet me dy persona të kamufluar brenda është qëlluar me breshëri plumbash, mbi 20 herë duke e lënë fillimisht të plagosur. Gentjan Qarri është qëlluar në gjymtyrët e poshtëm dhe në gjoks ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. 40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua.

Autorët e kamufluar dyshohet se janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip "Toyota Yaris" që dyshohet se është e tyre dhe prej andej lajnë larguar me një makinë tjetër. Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip "Sharrs" që mendohet se me të mund të jetë përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash, ku pritet të bëhet ekspertiza nëse i përkasin kallashnikovit të gjendur brenda makinës së djegur.

40-vjeçari kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali. Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit me drogë pista e hetimit është përqëndruar tek larja e hesapeve.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Gjithashtu pritet që kamerat e sigurisë së bizneseve që janë në vendin e ngjarjes të hedhin dritë mbi identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Video rrëqethëse/ I vranë djalin poshtë shtëpisë, nëna e Gentian Qarrit qan më të madhe, e mban djali tjetër

Ekzekutimi i Gentina Qarrit pranë banesës së tij ka bërë që familjarët të nxitojnë për tek vendi i ngjarjes. Në video shfaqet e ëma duke qarë me zë për të birin që ia vranë tek dera e shtëpisë, ndërsa vëllai i viktimës mundohet ta mbajë dhe ta largojë nga vendi i ngjarjes.  

Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi 20 herë  nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” është djegur në Pyllin e Sodës dhe në bagazhin e saj është gjetur një kallashnikov, që dyshohet se është e autorëve

Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit është lara e hesapeve, pasi ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim droge.  

Ora 22:34
I ekzekutuari në Vlorë i fiksuar pas Vespave, miqtë në lot: Do na mungosh Geçe

Gentina Qarri, 40-vjeçari, i cili u ekzekutua pasditen e  sotme në Vlorë sapo doli nga shtëpia, ka qenë i fiksuar pas motorëve Vespa, ku edhe ne fotot e tij shihet gjithmonë duke pozuar mbi një mjet të tillë. Edhe klubi i miqve Vespa Club Vlora shkruan me dhimbje për ndarjen nga jeta të tij.

"Me hidhërim të thellë lajmërojmë largimin nga jeta e shokut dhe mikut tonë vespist Gentian Qarri ( Gece). Do na mungosh", shkruan Vespa Club Vlora

1612647300_Screenshot3.jpg

40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. 

Ora 20:22
Ja kush është 40-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë

1612639445_page001.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 40-vjeçarin Gentjan Qarri i ekzekutuar sot në qytetin e Vlorës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga shtëpia duke humbur jetën në spital pasi nuk i mbijetojë dot plagëve të marra. Ai ishte duke ecur në këmbë në mometin që nga një makinën u qëllua në drejtim të tij nga 2 persona të kamufluar.

Ora 20:00
Vrasja në Vlorë, viktima sapo doli nga shtëpia u qëllua deri sa mbaruan fishekët! Disa të shoqëruar në polici

40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin që dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Ora 19:55
Ekzekutimi në Vlorë, 2 autorët ishin të kamufluar

1612634110_foto3.jpg

Autorët që kanë ekzekutuar Gentjan Qarrin në Vlorë mendohet të kenë qenë dy dhe të kamufluar. 40-vjeçari ishte duke ecur në momentin që është qëlluar me kallashnikov.

Ora 19:45
Atentat në Vlorë, 40-vjeçari njihej me pseudonimin 'Geçe', larja e hesapeve pista e hetimit

40-vjeçari Gentjan Qarri që u ekzekutua në Vlorë njihej edhe me pseudonimin "Geçe", ndërsa më parë ka qenë i dënuar për drogë në Itali. Për shkak  të këtij dënimi, dyshohet se një nga pistat e ekzekutimit të jetë edhe ajo e larjes së hesapeve. Qarri ka kryer 11 vite burg në Itali dhe kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin.

Ora 19:24
Ekzekutimi në Vlorë, 40-vjeçari qëllohet mbi 20 herë me kallashnikov

Gentjan Qarri është qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov nga autorët të cilën ndodheshin në një makinë në ecje në mes të Vlorës. Disa prej plumbave e kanë kapur atë në këmbë dhe gjoks, duke i shkaktuar vdekjen. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja plumbash që do i shërbejnë policisë për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve.

Ora 19:02
Ekzekutimi në Vlorë/ Gjendet e djegur makina me targa greke në Pyllin e Sodës dhe një kallashnikov brenda saj, dyshohet e autorëve

Një makinë është gjetur e djegur në Pyllin e Sodës që dyshohet se është i autorëve që ekzekutuan Gentjan Qarrin në mes të Vlorës pak minuta më parë. Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip "Sharrs" që mendohet se me të mund të jetë ekzekutuar 40-vjeçari.

Gjatë krehjes së zonës nga policia është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota Yaris” me targa IKA 3066 me targa greke, ngjyrë gri, që dyshohet se ju perket autorëve.

Ora 18:57
U ekzekutua në mes të Vlorës, viktima ishte dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali

1612634216_foto.jpg

40-vjeçari i ekzekutuar në mes të Vlorës është Gentjan Qarri, i cili ka qenë i dënuar me burg për 11 vite për drogë në Itali. 40-vjeçari kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin në Itali dhe ishte kthyer në Vlorë ku ishte martuar. Aktualisht 40-vjeçari punonte si hidraulik.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepe: 18/02/2021 22:22

    Ibra ma i pari me MP5 ne shqipni mrapa tan e kan kopju ai asht nana ska Shqiptar si kapet me Braqen

    Përgjigju
  • Vlora: 07/02/2021 02:25

    Shoku i Çipurit e i Doqes

    Përgjigju
    • Kuriozi: 07/02/2021 16:54

      Mos ka Qene ngaterruar me Pune e shokeve apo jo ?

  • moralisti: 07/02/2021 00:32

    PUNONI O NJEREZ,,,mos u merrni me droge ,,,se do hani dynjane,,,asnje nuk del i fituar me drogen,,o burgun o plumbin merr....

    Përgjigju
  • Buzederri: 06/02/2021 23:25

    Shoku i Cipurit...

    Përgjigju
    • Per ty: 07/02/2021 16:53

      Kush esht bert fshatari ?

    • Per nje fener: 07/02/2021 06:07

      Kusheriri i Bert fshatarit...

  • WTF: 06/02/2021 23:08

    Kujt i plasi trapi se vriten qelbesirat qe bejne pis reputacionin e shqiptareve te ndershem?

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/02/2021 23:06

    Jena nje rrace nje popull nje gjuhe dhe shteti shqiptare nuk ashte i zoti me siguri jeten e sigurin ne ven. Turp

    Përgjigju
  • Populli: 06/02/2021 21:56

    Normale qe ndodhin keto gjera se policia e rames ruan njerzit ne trotuar per ti vene gjoba per masken

    Përgjigju
    • @Populli: 06/02/2021 23:40

      Ke drejt shoki. Duhet na 2 Police per person. Shtet legen. Ne bot ke 2-3 Polic te Shpia. 1 ne makin. Dhe 1 ne pun ose kafe.

    • Po o popull po: 06/02/2021 22:48

      Ke te drejt.ene ne USA policia te gjobat e ka menjen si ktu. Ene vrasin root njoni tjetrin.

  • Vetingu: 06/02/2021 21:56

    Mos ndeshkueshmeria e vrasesve gjithe keto vite nga drejtesia e koruptuar do vazhdoje te prodhoje viktima dhe shembuj per kriminelet e rinj. Nuk shkojme dot ne europe pa sekuestrimin e cdo qindarke te nxjerre nga droga, vjedhja dhe korupsioni. Ne shqiperi nese punon md ndershmeri dhe nuk je i pasuruar nga trafiku i droges te quajne te paafte. Ky eshte realiteti qe prodhon krim. Ata qe kane qrne te denuar me burg perjete po dalin, te tjere vrases nuk ndeshkohen fare. Cfare prisni ju atehere pervecse vrasjeve te tjera? Ky i mjeri beri 11 vite burg, tani e eksekutuan. Cfare jete jetoi ky njeri? A ja vlejti? Boll menduat si te pasuroheni shpejt dhe me droge o shqiptare.

    Përgjigju
  • Mirditor: 06/02/2021 20:30

    o shqiptar, mos u vritNI me njeri t'jetrin se do ngelin femrat, po vin turqit, sirianet, italianet. KUPTONI APO KENI IK PER LASH KREJT

    Përgjigju
  • Problem: 06/02/2021 20:26

    Vrituni ,vrituni ne fund fare do ngelen vetem gra ne ate vend e kuptoni ca mund boj vaki.."

    Përgjigju
  • shperthyesi_dukatit: 06/02/2021 20:11

    cne jane vrare se vlonjatet ne pergjithesi jane cuna te urte, e kalojne gjithe diten ne bibloteke, lexojne e mesojne, debatojne vetem per ceshtje shkencore...

    Përgjigju
    • skelari: 06/02/2021 21:37

      Ore, e vertete do jete ajo qe thone, qe ne Vlore eshte vjedhur tre here biblioteka e qytetit?

  • Selmoni: 06/02/2021 19:51

    O Popull O Fadil shkoni veni gjyslyket se keni ngaterru faqe.

    Përgjigju
  • Fadil: 06/02/2021 19:21

    Pêr t'i dhënê forca PSSH tê dobësuar nga Edi Rama Nano i duhet politikés shqiptare. Mé i miri prej tê kêqijve....

    Përgjigju
    • O loq: 06/02/2021 20:14

      Kett vrihen nano thot ky rrota

  • Populli: 06/02/2021 18:49

    Nano eshte nje aset i pacmueshem i qytetarise, zgjuarsise dhe tolerances ne vendimarrje. Gabimet e tij duhen pare tek ajo qe tha vete, delegimi i me shume pushteti tek njerez qe nuk kane kellqe as mend, as karakter per te mbajtur pergjegjesite morale dhe ligjore te ushtrimit te pushtetit. Mendoj se disa gabime te tij kane ardhur gjithashtu nga fakti qe perballe tij dhe popullit Shqiptar qendronte efekti eroziv dhe shkaterrimtar me emrin Berisha, sebashku me lukunine e banditeve, hajduteve dhe njerezve pa moral qe ai krijoj dhe qe i damkosi si gjoja-demokrate nderkohe qe damka e tyre e vetme ishin skllever te Berishes dhe injorances dhe poshtersise se tyre te pasherueshme... Ne vend qe ne te poromovonim modelin e politikes pacifiste, tolerante dhe gjitheperfshirese te Nanos , ne beme hapa pas ne vitet qe erdhen pas tij. Nese duam te krijojme disa referenca te politologjise infantile Shqiptare Nano duhet te jete reference e modelit te politikanit libera, me sens te forte bashkepunimi pertej te majtes dhe te djathtes... dhe, qe te korigjojme dicka ne memorien tone politike Nano duhet te jete president honorifik... ne vend te nje banditi dhe te degjeneruari si Meta qe eshte turp i kombit dhe i historise politike, sebashku me gjithe llumrat qe Meta dhe Berisha promovuan si skllever te tyre ne kaq vite ne politike, per ti vene kazmat te gjithe sebashku shtepise tone te perbashket me emrin Shqiperi

    Përgjigju
    • Partia: 06/02/2021 20:01

      Ke ngatërruar vend,apo thuaj te rrojë partia.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion