Të shtëna me armë në zemër të Athinës kanë lënë sot të pesë persona të plagosur, kur një burrë 89-vjeçar  hapi zjarr në dy institucione brenda pak minutash.

Ngjarja e parë u regjistrua në Entin e Sigurimeve Kombëtare Shoqërore të Greqise në rrugën “Keiriadon 4”, në zonën Kerameikos, ku u plagos një punonjës.

Menjëherë më pas, ai mori taksi dhe shkoi në  Gjykatën e Apelit në rrugën “Kyrillou Loukareos”, ku hapi sërish zjarr dhe plagosi të paktën 4 nëpunëse .

Sipas mediave greke, autori është një mbledhës mbeturinash me probleme psikologjike  Pasi kreu sulmin, plaku u largua nga vendngjarja duke lënë armën pas, ndërsa policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.

Pas sulmit, godina e gjykatës u evakuua dhe zona u rrethua nga forca të shumta policie.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Kryqit të Kuq dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Sulmi i armatosur në Athinë, del foto e autorit 89 vjeçar, dyshohet se ka probleme psikologjike

1777371272_greqi.jpg

Autori i të shtënave në dy institucione në Athinë rezulton të ketë lëvizur me taksi nga një vendngjarje në tjetrën, ndërsa po hetohet edhe për probleme të mundshme psikologjike.

Sipas informacioneve të reja, 89-vjeçari, pasi hapi zjarr në godinën e sigurimeve shoqërore (EFKA) në Kerameikos, u zhvendos drejt Gjykatës së Apelit në Ambelokipi, ku plagosi katër gra.

Bilanci total i të plagosurve ka shkuar në pesë persona, përfshirë edhe një punonjës të EFKA-s që mbeti i plagosur në sulmin e parë.

Policia ka gjetur armën e përdorur, një çifte, të cilën autori e braktisi gjatë largimit. Megjithatë, ai vijon të jetë në arrati.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur motivet e sulmit.