Atentat i dështuar në Bushat të Vaut të Dejës! Qëllohet me breshëri kallashnikovi ndaj ‘Audit’ të blinduar, në kërkim vëllezërit Prendi e një tjetër

Atentat i dështuar në Bushat të Vaut të Dejës! Qëllohet me breshëri kallashnikovi ndaj ‘Audit’ të blinduar, në kërkim vëllezërit Prendi e një tjetër

Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkodër - Dy personave, të cilëve policia e Shkodrës nuk ia zbulon emrat për shkak të hetimeve, iu bë atentat mbrëmjen e së premtes (23 gusht 2024) në fshatin Rranxë të Bushatit.

Ty dy, ndodheshin brenda një automjeti të blinduar, Audi me targa gjermane, kur ndaj tyre u lëshua breshëri kallashnikovi. Zyrtarisht policia shprehet e rezervuar në informacione, por burimet thonë se autorët, tashmë të identifikuar, kanë qëlluar në ecje nga një motor dhe me një automjet BMV.

Zyrtarisht sipas bluve të Shkodrës, 3 janë autorët që kanë qëlluar, por nuk jep emrat e tyre, edhe pse jo zyrtarisht flitet për 2 vëllezër me mbiemrin Prendi nga fshati Rranxë ku ndodhi atentati, dhe një person i tretë. 

Burime të pakonfirmuara thonë se hetuesit kanë gjetur edhe automjetin e autorëve, i cili jo zyrtarisht thuhet se ka gjurmë plumbash, çka mund të lë hapësirë se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri.

Dyshja brenda automjeti të blinduar nuk ka pësuar asnjë lëndim, të cilët policia i ka identifikuar, por nuk i përmend as si persona në kërkim as të ndaluar, çka lë dyshime që edhe ata të kenë braktisur në rrugë Audi-n, e të jenë larguar, me një tjetër automjet që dyshohet se e kishin për mbështetje. 

Burime jo zyrtare thonë personat me Audi po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

Të dyshuarit akuzohen për “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentative  kryer në bashkëpunim  dhe armëmbajtje pa leje.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uka: 24/08/2024 14:06

    Fshatarve te shkret ju nxjerrni emrat , bajreve jo ! Hajde polici hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

S'ka ndërgjegjësim/ Informaliteti 52% rritje! Biznesi punë në të zezë, pa sigurime dhe nëndeklarim page

S'ka ndërgjegjësim/ Informaliteti 52% rritje! Biznesi punë në të zezë, pa sigurime dhe nëndeklarim page