Të shtënat me breshëri armësh për rreth 1 km mes dy grupeve në Mamurras tmerruan banorët: Është shkëputur energjia nga shkëmbimi i zjarrit

Një konflikt që dyshohet se nisi për ngacmimin e një vajze përfundoi në përplasje të armatosur mes dy grupeve në Mamurras te Kurbinit. Gentian Diva dhe Alban Skonja, 40 dhe 39 vjeç mbetën të plagosur në këtë ngjarje të shënuar rreth mesnatës. Ata po udhëtonin në një makinë kur u qëlluan nga kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj. Sulmit të dy kushërinjtë Lleshaj i është përgjigjur me armë nipi i Gentian Divës, 19-vjeçarin Andi Diva, i cili e shoqëronte. Konflikti mësohet se nisi në Mamurras, ndërsa shkëmbimi i zjarrit nga dy makinat ka vijuar për rreth 1 km! Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi.

‘Me doli gjumi, dhe i dëgjova. Herën e parë dëgjova breshëri të shtënash, por skam parë asgjë! S’kemi drita, janë këputur telat nga të shtënat. Ka lujt automatiku e armët. Ku me dalë jashtë, jemi tmerruar.’- thanë banorët.


Lajmi kryesor:

Një vajzë i ‘fut në sherr’, dy grupe në Mamurras qëllohen mes tyre me breshëri plumbash për rreth 1 km nga makinat! Dy të plagosur rëndë te Trauma! Një i arrestuar, 2 në kërkim!


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja