Cole Thomas Allen, autori i të shtënave në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ku ndodhej edhe presidenti Donald Trump, është akuzuar për tri vepra penale nga një gjykatë federale në Uashington.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, një akuzë e cila nuk është ngritur më parë, përdorimi i një arme zjarri në një akt dhune dhe transportim i një arme zjarri në kufi me qëllim kryerjen e një krimi të rëndë.

Gjyqtari tha se nëse 31-vjeçari do të shpallet fajtor për akuzën e parë, ai do të përballet me dënimin maksimal të burgimit të përjetshëm. Dy akuzat e tjera parashikojnë secila nga 10 vite burg.

Policia ka thënë më herët se Allen, nga Torrance, Kaliforni, u arrestua i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika.

Ai nuk ka precedentë penalë dhe është emër i panjohur për për policinë

Allen po mbahet përkohësisht në paraburgim. Sot ai nuk u deklarua për (pa)fajësinë e tij.

Seanca për vendosjen e masës së paraburgimit është caktuar për të enjten, ndërsa seanca paraprake është planifikuar për 11 maj.