Të thuash se Shqipëria s’ka bërë gjë për ne siç tha Vjosa jonë, do duhet të jesh fare i handakosur, ose i qurosur se i paditur po se po

Të thuash se Shqipëria s’ka bërë gjë për ne siç tha Vjosa jonë, do duhet të jesh fare i handakosur, ose i qurosur se i paditur po se po

Vjosa Osmani dhe Sali Berisha

Të pagjeturit dhe lotët e krokodilit në Kuvend, apotheoza e presidentit, zgjedhjet, vrasja e Klodian Rashës, Vjosa Osmani dhe vizita e saj në Tiranë janë vetëm disa nga temat që mund të preken këtë herë, pa i anashkaluar as mergimtarët të cilët po ia kthejnë gjallërinë Kosovës, por edhe dike vetë prania e tyre po e mbytë duke ia "zënë frymën" dhe „ngushtuar hapësirën“, të cilën ai dikushi po e sheh vetëm për të vetën.

Nga shkrimi im i fundit i publikuar këtu e deri sot janë zhvilluar aq shumë ngjarje sa që është vështirë të përfshihen të gjitha, por këto të mësipërmet nuk mund të jenë të anashkalueshme.

I

Të thuhet se të pagjeturit, rreth 1600, janë plagë në trupin e kombit tonë që kullojnë gjak, është e tepërt se vërtetë edhe është kështu, por jo për secilin dhe jo kudo. Para pak ditësh u zhvillua një debat në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në të cilin u derdhën aq shumë lot krokodili, përjashto familjarët e goditur drejtpërdrejtë, sa që ishte rrezik të mbyteshin ata që nuk  dinin not, në lumin e atyre lotëve. Por, ata ishin vetëm lotë krokodili dhe asgjë më shumë. Të pagjeturit vërtetë nuk janë viktimë e këtyre lotderdhësve, shumica e të cilëve për të dytën apo të tretën herë janë në parlament, por janë viktimë e harresës dhe injorimit të tyre, e pranimit të lëshuarjes në bisedime me Serbinë pa thënë asnjë fjalë të vetme për fatin e të pagjturve, madje jo vetëm kaq por edhe injorimin thjeshtë të kërcënimeve nga zyrtarë të lartë serbë për ata që tregojnë se ku gjenden varrezat masive dhe të zhdukurit. Janë viktimë edhe e bashkësisë ndërkombëtare, e cila merret me Kosovën dhe Serbinë, gjithësesi duke i matur gjërat me dy kute.

Dikush duhet t’i thotë, jo Serbisë por Bashkësisë Ndërkombëtare JO,  nuk do të ketë asnjë bisedim, asnjë marrëveshje me Serbinë pa ditur për fatin e të pagjeturve, pa i kthyer ata në atdheun e tyre ku qe më shumë se 20 vjetë i presin varret e hapuras, ku më shumë që njëzetë vjetë nënat, etërit, vëllëzërit  e motrat  në varrezat e zbrazta dërgojnë buqeta lulesh!

Kjo JO nuk duhet të jetë kusht, por duhet të jetë parakusht, pa të cilin nuk bërë hapin para!

II

„Misër! Misër!

Në shekullin e njizetët s’ka apoteoza perëndìsh, por ka apoteoza misri. Bjeshkët t’ona, qi dikur qenë lteret e apoteozave perëndìsh, sot janë lteret e apoteozës së misrit…“ Por, tani nuk jemi më në shekullin e njëzetë. Tani jemi në shekullin 21-të, madje për disa ditë po i lëmë dy dekada pas dhe po e fillojmë të tretën, duke pasur apoteoza tjera. „President! President!“ – është njëra nga ato apoteoza. „President! President!,  – ose vendi shkon në zgjedhje!

"Ne jemi të gatshëm për zgjedhje nëse nuk gjendet një konsenzus për presidentin…“

Ky ose ai duhet të jetë president, këtij apo atij i takon presidenti, kjo apo ajo duhet ta ketë presidentin, janë shprehje këto që i dëgjon njeriu shumë shpesh nëpër debate televizive me analistë e politikanë që janë bërë për kuku!.

"President!,  ose vendi shkon në zgjedhje!“

Jo President!,  ose vendi shkon në zgjedhje, por vendi të shkojë në zgjedhje e pastaj të vije presidenti.

Jo president përmes pazaresh politike në kurriz të vendit e popullit, por president të dalur nga populli, përmes votës së lirë.

Mjaft më vendin peng! Vendi t’i kthehet sovranit e sovrani ta zgjedh presidentin!

III

Një vrasje tragjike, krejtësisht e panevojshme, vrasje që në asnjë mënyrë nuk do të duhej të ndodhte, por ja që ndodhi, i trazoi shpirtërat në të dy anët e „trarit“ por disa sikur pritën që të ndodhte një tragjedi e tillë dhe pastaj të hidheshin në sulm si çakejë për përfitime politike, pa i përfillur as thirjet e të atit të Klodian Rashës, i cili edhe tha, mbështetur në disa shkrime gazetash „Po na i shtoni dhimbjet!“

Vrasja ishte krejtësisht jonjerëzore, por edhe përpjekjet për perfitime politike prej kësaj tragjedie akoma më jonjerëzore.

Pa dashur të bëjë krahasime dhe t’i hy në hak Klodian Rashës, për vrasjen e të cilit edhe unë ndjehem thëllë i lënduar, i pyes ata çakejë që u përpoqën të përfitojnë prej kësaj tragjedie, çfarë ndodhi me aktorët e 21 janarit, ishin ata të bijtë e dikujt, prindërit e dikujt, vëllezërit e dikujt  apo nuk ishin?

IV

Një vizitë në Tiranë, e cila nuk do të duhej të ishte e çuditshme, por ja që na doli e tillë.

Shkoj Vjosa, ud e Presidentit në Tiranë, por a e mori vesh kush se pse shkoi: për të defiluar, për të mbajtur loxhe, për të shitur mend, për t’i përfaqësuar dajallarët e saj, për rolin e të cilëve tani më u mor vesh se kush ishin dhe pse e kur ishin dënuar, apo për të futur pyka në mes Tiranës dhe Prishtinës apo edhe vetë brenda përbrenda Tiranës?

Të thuash se Shqipëria s’ka bërë gjë për Kosovën, siç tha Vjosa jonë, do të duhet të jeshë fare i handakosur ose i qurosur se i paditur po se po!

Njëqind çekiça vetëm një majë thumbi qesin, prandaj për të mos u zgjatur më shumë me këtë, bëmave të saj në Tiranë asgjë nuk do t’i shkonte më mirë se thënja e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson: „E keni dhjerë punën!“ Nga kjo thënie Ambasadorja Jacobson nuk e pat përjashtuar Vjosën por e pat lënë bashkë me ata që e patën dhjerë punën, dhe për fatin e keq dhe turpin tonë Vjosa edhe këtë herë  e dhjeu punën!

V

Afrimi i festave të fundvitit bëri që mërgimtarët t’ia kthejnë gjallërinë e munguar prej një viti Kosovës. Mirëpo, dike prania e mërgimtarëve në atdhe po e pengon, po e „mbytë“, po ia „harxhon ajrin“ dhe po ia „ngushton hapësirën“, të cilën ai dikushi po e sheh vetëm si të vetën, ani se nuk ka bërë për atë vend as sa mërgimtari më i vonë.

Nuk mendoj se prapa atij dikushi, me nderë jush, që nuk lë fjalë fyese pa folur e shkruajtur për mërgimtarët fshihet ndonjë qëllim i keq, por dëshira për t’u popullarizuar.

Është për të ardhur keq  se gjithë ajo luftë kundër mërgimtarëve nuk po ia sjellë rezultatet e dëshiruara!

Më shumë se ai vetë po i popullarizohet nëna! /Tema 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 21/12/2020 17:10

    Po te shikosh mediat shqiptare ne rajon, pothuaj te gjitha ne unison e ne menyre te koordinuar percmojne e sulmojne Shqiperine e qeverine e saj. Ndersa me Serbine e pushtetin atje tregohen me realist e shume me pak agresiv. Kjo ndodhe sepse ne kohen e Jugosllavise, teritoret e banuara nga shqiptaret kane qene targeti kryesor i UDB-se dhe kesisoje ka rekrutur e ngritur nje agjenture masive ne cdo qelize te jetes shoqerore, publike etj. Aktualisht ky rrjete eshte aktiv dhe i gatshem/detyruar t'i sherbeje padronit. Ky realitet do te ndikoje ne zhvillimet mbareshqiptare per dekada e dekada.

    Përgjigju
  • O tej: 21/12/2020 17:07

    Nejse ne Tirane Vjosa Osmani erdhi si presidente dhe iku si nje shurrane.... pelana te pakten kishte mare dhe more me vehte shurren qe leshoi

    Përgjigju
  • shqip: 21/12/2020 13:31

    Shkrim komunist. Gjithmon flisni per atdhedashuri e thiken pas shpinde KOSOVES. Nese e keni dashte ndonjehere kosoven skishte pase gje me e ndale bashkimin por ju e mbani larg demek se ja doni te miren. Serbia e greqia do jetojne e do begatojne ne kurriz tone sa te kete tradhetare si puna e enverit, nanos ,berishes, bashes, ilirit e rames e gjithe atyre qe i lepijne menderen ketyre.

    Përgjigju
  • Karadakliu: 21/12/2020 13:28

    Ky po niset nga vetvetja. Vertet ky s'ka arritur te beje ate qe mendonte,Ndimoj Miloshin me derivate, pranoi dhe premtoi se do jene te kenaqur,me nje autonomi perfaersisht me ate te 1974,pengoi UCK dhe burgosi drejtuesite e saj,Madje, as nuk takoi e as nuk foli me Dr.Ibrahim Rugoven gjashte vitet e fundit para luftes dhe te tjerat paslufte.

    Përgjigju
  • Akrepi: 21/12/2020 12:14

    SHume me shume ligesi , e pak , po fare pak vertetesi , ne shkrimin e z Neziri . Po ku dhe si e ke grumbulluar kete helm e vrer te pa sosur , kundra "armiqeve" te improvizuar , te sistemit qe ti ke per zemer , --sigurisht ekonomik --,( sepse per ide , ti i flak , sa te humbasesh nje lek ) Socialist , por me shume Rilindas . Zonja Osmani , ngriti tre ceshtje kryesore , ku askush ne shqiperi nukse ka perse te fyhet . Nese ndokush ndjehet i fyer , dhe te kundershtoi idete e saj , dhe ne se bashku te shofim ku qendron ofeza , ose e pa verteta . Por ti , gjithe ate llum kerkon ta hedhesh mbi te djathten , apo opoziten , me rrastin e zgjedhjeve ; pra mundohesh te besh propagante . Bej propagante --por te ndershme -- per ke te kesh qef ,-- sigurisht, me teper detyrym --, per interesat e tua ekonomike . Kerkon te ofendosh , ne Kosove edhe ata qe kane derdhur gjak me oke . Po si ta nxen truri more derdemen , te pergojosh ata qe dhane jeten , per clirimin e Kosoves , ata qe drejtuan luften dhe luftuan ne balle te frontit , ngjer sa cliruan Kosoven . Po pse perdor fjale , qe populli nukse i njef , ne shkrimin propagante , apo te thuash se zotrote ke kulture te madhe , e flet per superstrukturen , e jo per popullin e thjeshte . Ta dish , se te gjitha ofezat e perbaltiet , qe je munduar tjua faturosh "armiqeve" te tu --ose te atij qe te paguan -- politike , do ti futesh ne xhepin tend , se ata qe te kane urdheruar , ta besh shkrimin , se fundi ta lene ne dere .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)