Komandot izraelite ‘të veshur si doktorë’ kanë kryer mëngjesin e sotëm bastisjen e një spitali në Bregun Perëndimor.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia dhe ushtria izraelite të cilët theksuan se komandot kishin vrarë tre luftëtarë, njëri prej të cilëve Izraeli pretendon se ishte anëtar i Hamasit.
Dy të tjerët i përkisnin fraksionit të Xhihadit Islamik Palestinez, raporton Sky News.
CCTV që qarkullon mes mediave izraelite këtë mëngjes tregon disa persona të veshur me veshje grash apo pacientësh apo personel mjekësor që duket se mbante një karrocë me rrota, duke ecur me armë nëpër një korridor të spitalit Ibn Sina në Jenin. Pamjet ende nuk janë verifikuar.
Foto nga ushtarët izraelit brenda spitalit të veshur si palestinezë
Lajmi kryesor: