Tea ‘djeg’ me vaj të nxehtë Valbonën, plas sherri në ‘BBVIP’

Tea ‘djeg’ me vaj të nxehtë Valbonën, plas sherri në ‘BBVIP’

Gjatë provës së javës, banorët e Big Brother Vip janë përplasur sërish me njëri-tjetrin. “Vëllai i Madh” ka caktuar që banorët të gatuajnë 4 mijë petulla, por kjo është shoqëruar me zënka mes Valbonës, Luizit dhe Teas.

Valbona i kërkoi Teas që ta fikte për një moment sobën, pasi tigani i saj nuk po nxehej sa duhej dhe ishte mbushur plot me vaj.

Por, Tea tha se ajo nuk ka pse e bën një gjë të tillë.  Valbona kërkoi me mirësjellje të fliste me Diolën, duke qenë se është liderja e Teas. Tea, duke folur me revoltim, pa dashur i hodhi pak vaj të nxehtë Valbonës. Pas këtij incidenti, situata u agravua më shumë.

Debati:

Valbona: Pse i bëni me kaq inat?

Tea:  Po nuk i bëj me inat o Valbon.

Luizi: Po si ka mundësi që vetëm ty të djeg o Tea?

Valbona: Duhet fikur komplet të pushojë pak. A ka mundësi të largohesh dhe të vijë dikush tjetër, po ta kërkoj më mirësjellje

(Tea hedh vajin)

Valbona: Ej, seriozisht e ke?

Luizi: Ja seriozisht e ke, ja bëre për kunj tani.

Sjellja e Valbonës ndaj Teas revoltoi këtë të fundit. Teksa po gatuante petullat, ajo po fliste me vajzat dhe i tha atyre se fakti që Valbona është më e madhe nuk do të thotë që duhet respektuar gjithmonë.

Sipas Teas, ka momente që Valbona kapet kot me të dhe kjo situatë nuk i duket aspak normale.

Valbona u acarua me faktin që djemtë lanë përgjysmë misionin e gatimit të petullave.

Ajo doli në oborr dhe i thirri të gjithë ata.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Juventusi uron Interin, ish-presidenti Agnelli ironizon zikaltërit: 16 maj 1982

Juventusi uron Interin, ish-presidenti Agnelli ironizon zikaltërit: 16 maj 1982