Një tjetër largim i papritur ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Pas Bledi Manes, i cili vendosi vullnetarisht të lë programin në mënyrë që të qëndronin brenda shtëpisë çifti Kiara-Luiz, tashmë një tjetër banorë vendosi të largohet. Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.
Pasi u njoftua për lajmin, Valbona la shtëpinë dhe u përshëndet vetëm me Luizin dhe Oltën. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do vazhdojnë miqësi me të edhe jashtë dyerve të Big Brother Vip. Automatikisht, anulohet votimi i së shtunës për të nominuarit e kësaj jave Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo, pasi ishin të zgjedhurit e Valbonës.

Komente

