Tea e BB8: Unë dhe Veseli tashmë çift

Tea e BB8: Unë dhe Veseli tashmë çift
Çifti simpatik e mjaft i përfolur i “Big Brother 8” Tea dhe Veseli tashmë e kanë bërë të ditur edhe publikisht se janë në një lidhje me njëri-tjetrin.

Në një prononcim për mediat vajza simpatike që bëri për vete disa djem gjatë qëndrimit në shtëpinë më të ndjekur për rreth një muaj, tashmë ka bërë publike lidhje me djalin
nga Kosova.

“Prej pak muajsh ne jemi bashkë. Nuk dua të jap datë fikse, por prej pak kohësh ne jemi çift,” – tha Tea.

Tea tha se ka kaluar shumë kohë me Veselin jashtë shtëpisë së “Big Brother”, çka ka bërë që ta njohim edhe më shumë njëri-tjetrin.

Vajza nga Korça është shprehur mjaft e lumtur dhe entuziaste për lidhjen. Ajo thotë se ndihet e lumtur edhe sepse familjet e të dy palëve e kanë aprovuar dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për lidhjen dhe lumturinë e dy të rinjve.

Tea thotë se do ti kalojnë sëbashku pushimet këtë verë, por vendin se ku do të pushojnë ende nuk e kanë vendosur.  

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament