5 Maji i vitit 1957 do të shënonte themelimin e Estradës Profesioniste të Fierit, që sot mban emrin Teatri “Bylis”. Falë kontributit të regjisorit Llazar Verria dhe 15 artistëve, që themeluan dhe hodhën bazat e artit në Fier, sot pas 64 vitesh ky institucion ka një trup teatrore të konsoliduar.
“Ishim në rreshtat e parë të humorit shqiptar dhe kur publiku e priste me mall kur jepeshin atëherë materialet për Vitin e Ri. Edhe pas viteve ’90 ne u përpoqëm dhe ja dolëm ta mbanim estradën edhe në kushtet shumë të vështira siç erdhi jeta në Shqipëri sidomos për artin dhe kulturën”, tha regjisori Klajdi Marku.
Marku rrëfen skeçet, shfaqjet edhe rolet që kanë interpretuar artistët fierakë, e që përmes “Çobo Rrapushi me shokë”, “A doni më për Belulin’’, “Do martojmë Malon” kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut.
“Personalitetet e estradës, kemi artistët e popullit Pëllumbi si regjjisor, si Luftar Paja, artistet e merituar, si Todi Llupi, Arqile Lipe, Fuat Boçi një aktor brilant. Më vonë kësaj trupe ju bashkua një mjeshtër i humorit Fatmir Xhelili i cili nuk jeton më”, tha ai.
Pas rikonstruksionit që prej dy vitesh vazhdon t’i nënshtrohet, Teatri Bylis do të hap dyert për spektatorët.
uune mendoj se ky vendim duket te permbaje dhe nje klauzole ku te meren parasysh dhe numri i aetarev te cilet perbejne ate se nje familje me dy anetare nuk konsumon njesoj me nje familje psh nic jam une me 6 anetare
Përgjigju